Kuvendi çeli sot pasdite punimet e sesionit të dytë parlamentar ku nuk munguan dhe tensionet e shumta midis opozitës dhe mazhorancës.
Debati si më poshtë:
Debati në Kuvend
Gramoz Ruci: Uluni, do të marrësh fjalën 10 minuta e ke me rregullore. Menjëherë do ta marrësh fjalën, por kur të jepet. Të lutem ulu! Do ta jap unë fjalën, por ulu.
Ngrihet Basha i pari dhe drejtohet për në foltore
Ruci-Bashës: Pse ngrihesh o kryetar, bëj liderin, mos bëj bodigardin
Ruci: Ndërpres seancën për 5 minuta
Pasi kryetari i Partisë demoktratike, Lulzim Basha i kërkoi kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të miratonte në rendin e ditës propozimin e opozitës për kryeprokuroren e pergjithshme të përkohshme, deputetët e opozitës janë larguar duke braktisur seancën dhe duke mos marr pjesë në votimin e pr/ligjeve për rendin e ditës.
/AlpeNews.al/


