Mësohet gjithashtu se pavarësisht se prindërit e kanë dërguar në spital ditën e dielë pasdite, shërbimi i gjithë mjekëve dhe personelit ndaj vogëlushes, ka qenë i jashtëzakonshëm duke bërë gjithçka ishte e mundur. Por, pa ia arritur që ta mbanin dot në jetë vajzën, fëmijë e dy prindërve intelektualë.
Fjalët e fundit të vogëlushes drejtuar nënës së saj, mësohet se kanë qenë: “Mami, të dua shumë…”.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik, në nisje të kësaj jave, jo vetëm për shkak të moshës së mitur të vogëlushes durrsake, por edhe për shkak se në mbarë vendin ekziston një situatë gripale dhe me viroza të ndryshme të cilat sipas ministrisë së Drejtësisë, nuk duhen neglizhuar në asnjë rast.
Situata në familjen e vajzës 7 vjeçare është traumatike dhe nesër në orën 10.00 mësohet se ajo do të përcillet për në banesën e fundit, pranë varrezave të reja të qytetit, në zonën e Spitallës.
Përgatit: Alpenews.al