• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARLAMENTI ME 100 DEPUTETË? Rama: Jam partizan i dy partive. Nuk bëhen reforma me 100 parti
Home
Politikë

PARLAMENTI ME 100 DEPUTETË? Rama: Jam partizan i dy partive. Nuk bëhen reforma me 100 parti

13 November, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në ABC News, ka folur për sistemin politik dhe rolin e partive në funksionimin e demokracisë shqiptare.

Përballë gazetarit Sokol Balla, Rama u shpreh se është “partizan i dy partive”, duke theksuar se stabiliteti politik dhe zbatimi i reformave kërkojnë mbështetje të fortë politike, gjë që sipas tij nuk mund të arrihet në një skenë politike me shumë parti. Kryeministri theksoi se ideja se demokracia lulëzon me “100 parti” është “infantile” dhe e pabazuar në realitet, ndërsa nënvizoi se jeta institucionale ndërtohet përmes reformave dhe qeverisjes së qëndrueshme.

Sokol Balla: I referohem faktit që jeni shprehur pro në distancë ndaj idesë që parlamenti. ndoshta parlamenti duhet të shkojë drejt 100 apo 101 deputetëve

Edi Rama: Po por kjo nuk ka lidhje me hapjen e sistemit politik.

Sokol Balla: Ju keni qenë gjithmonë partizan i dy partive.

Edi Rama: Po, jam partizan i dy partive dhe unë ju ftoj të shikoni se çfarë ndodh nëpër botë sot, dhe çfarë ndodh në vendet e paqeverisshme dhe çfarë ndodh në vendet që qeverisen, qoftë edhe me koalicione, por koalicione të qëndrueshme. Ndërkohë që ideja se demokracia lulëzon kur ka 100 parti është një ide absolutisht infantile dhe që nuk është e bazuar në asnjë lloj prove të realitetit sepse lulëzimi i demokracisë do të thotë lulëzim i jetës institucionale dhe jeta institucionale ndërtohet me reforma dhe reformat duan mbështetje politike dhe mbështetja politike buron nga fuqia që ke për të ekzekutuar vullnetin në funksion të reformave. Nuk bëhen reforma me 100 parti, nuk i ka bërë ndonjëri ndonjëherë që t’i bëjne ne dhe s’kemi fare pse i hyjmë asaj rruge.
Sokol Balla: Po vetëm në kushtet aktuale, ju keni të drejtë në teori, por në praktikë sot kemi një maxhorancë e cila nuk lëviz, është solide pavarësisht se çfarë ndodh.

Edi Rama: Jo pse pavarësisht se çfarë ndodh?

Sokol Balla: E diskutojmë këtë, e diskutojmë këtë.

Edi Rama: Kjo ia vlen të disktuohet pse pavarësisht se çfarë ndodh?/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QUAJTI FATOS NANO "BABAI POLITIK"/ Rama: Ende nuk e kam një bir politik, që të më zëvendësojë
Previous article DETAJET E PARA/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në ujërat e lumit Shkumbin

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT