Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në twitter disa foto nga Parku Rinia ku fëmijët të shoqëruar nga prindërit e gjyshërit e tyre kishin zgjedhur të vizitonin këndet e lojërave.
“Tirana sërish në Park. Mund të organizojnë gjithë helmin e botës, por TR nuk kthehet më pas në batërdinë e 2015! Shi do bjerë e do kullojë! Tërmete do ketë e do rindërtojmë. Viruse do vijnë e do i mundim! Për fat ky qytet po rrit një brez pa lidhje me urrejtjen e dhunën”, shkruan Veliaj.
Një ditë më parë, opozita adresoi një sërë akuzash ndaj Bashkisë Tiranë nisur nga një sasi uji që u grumbullua në park pas rreshjeve të shiut.