• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARKU I EDENIT NË KRYEMINISTRI/ Rama: Ka kushtuar më pak se sa vlen, tregon vizionin tonë për vendin
Home
Politikë

PARKU I EDENIT NË KRYEMINISTRI/ Rama: Ka kushtuar më pak se sa vlen, tregon vizionin tonë për vendin

4 September, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, më 4 shtator, një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Kreu i qeverisë u pyet në lidhje me Parkun e Edenit, një instalacion artistik brenda Kryeministrisë. Ai tha ndërtimi tregon vizionin që ka qeveria për Shqipërinë dhe për t’ia shfaqur këtë me dinjitet miqve që vijnë për ta vizituar vendin.

“Ka kushtuar shumë-shumë herë më pak sesa vlen dhe mbi të gjitha, këtu është dera që hapet për miqtë që na vizitojnë dhe mundësia për t’i pritur në një atmosferë dhe në kushte që tregojnë dinjitet dhe tregojnë se çfarë vizioni kemi ne për këtë vend është një vlerë e madhe e shtuar”, tha Rama.

Parku i Edenit do u vendoset në dispozicion punonjësve të Kryeministrisë në ditët e zakonshme, ndërsa publikut kur të organizohen aktivitete të ndryshme.

“Përputhet gjithmonë e më shumë me shumë realitete në Shqipëri. Ka shumë realitete në Shqipëri që kanë ndryshuar. Natyrisht që të bëhet e gjitha kështu do dojë kohën e vet, por edhe njëherë, janë shpenzime të papërfillshme në krahasim me vlerën e shtuar që krijojnë dhe në krahasim me çfarë na sjellin më pas. Ndërtimi është investim shtetëror. Të mikpresësh këtu presidentin e Emirateve të Bashkuara, bashkë me ministrat kryesorë të Emirateve të Bashkuara dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë kanë bërë ata dhe çfarë bëjnë ata çdo ditë me zhvillimin dhe të ndihesh mirë kur sheh që interesohen për mënyrën si është ndërtuar, për qasjen që ka, për të qenit një strukturë, e cila reflekton edhe simbolikën e kohës, që është përpjekja për të pasur më shumë natyrë, më shumë gjelbërim, më shumë atmosferë, harmoni me natyrën në mes të qytetit është diçka që të bën të ndihesh mirë për Shqipërinë. Ky nuk është oborri i shtëpisë sime, ky është një park inovativ, i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do jetë një vlerë e kësaj godine shumë e shtuar”, tha Rama.

Projekti në fjalë është ideuar nga një studio austriake dhe si bazë ka drurin. Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3- dimensional që lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRTIMET PA LEJE/ Rama: Përgjegjësi ligjore edhe për “symbylljen” e inspektorëve
Previous article RREZIQET QË NUK I MENDONI/ Zgjedhja e gabuar e këpucëve dëmton gjithë trupin

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT