• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRTIMET PA LEJE/ Rama: Përgjegjësi ligjore edhe për “symbylljen” e inspektorëve
Home
Politikë

NDËRTIMET PA LEJE/ Rama: Përgjegjësi ligjore edhe për “symbylljen” e inspektorëve

4 September, 2025 s.autor Politikë

Në paketën e re për hapësirën publike, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përgjegjësi ligjore për inspektorët në terren që “mbyllin sytë” ndaj ndërtimeve pa leje. Ai mori si shembull ndërtimet pa leje në Theth për të cilat u shpreh se u investuan në shkelje të ligjit dhe “në marrëzi”. Për shkak të çedimit të zinxhirit të kontrollit në atë rast dhe për arsye të tjera, ai tha se inspektorët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore, të cilën sot nuk e kanë.

“Në paketën e re që do të prezantojmë në javën e ardhshme ne do fusim në ligj dhe përgjegjësinë drejtpërdrejt të symbylljes. Nuk mund të thuash që isha inspektor dhe nuk e pashë. Do duhet të mbash përgjegjësi edhe ti, ligjore, që nuk e kemi sot. Këto janë sfida të cilat i kanë kaluar dhe jetojnë edhe sot edhe vende shumë të mëdha”, tha Rama.

Sa i përket ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri tha sot më 4 shtator se kur u njohën me situatën, “gjërat ishin bërë fakt”.

“Ne nuk kemi pasur dijeni për këtë. Ata që duhet të bënin këtë gjë janë shkarkuar nga puna dhe janë larguar nga të gjithë. Që nga drejtori i madh i Shkodrës”, u shpreh ai duke mohuar se prishjet janë për shkak se zona votoi për PD-në në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se prishjet e godinave me qëllim fitimi do të vazhdojnë kudo.

“Shtëpia është tjetër gjë, jo se duhet ndërtuar pa leje, dhe godinat për qëllim fitimi është tjetër gjë. Ndërtimi i një shtese në shtëpi në një truall tëndin në fshat është komplet tjetër gjë dhe marrja e trotuarit në mes të Tiranës, ose marrja e këtij oborri brenda lagjes për të bërë çfarë të duash ti, janë hequr”, tha ai.

Ai u shpreh se do të përdoret teknologjia dhe nga ana tjetër do të rishikohet skema e policive bashkiake dhe e inspektorateve.

“Me masën e re ligjore do duhet të përgjigjen para ligjit”, tha ai.

“Kjo është historia ime edhe pak personale. Ti e di shumë mirë që fillimi i prishjeve ka qenë kur hyra në Bashkinë e Tiranës. E di që kjo është histori e gjatë, por unë nuk e lë këtë histori pa e mbyllur”, shtoi më tej ai.

Ai preku edhe Fondin e Gjelbër që pritet të krijohet nga qeveria. Me rregulloren e re, paralajmëroi Rama, për çdo karrige që do të vendoset jashtë nga bizneset do të kontribuohet me një pemë.

“Do mbjellim shumë në Shqipëri në këtë pesëvjeçar, do krijojmë korridore në anë të autostradave dhe aty do të detyrojmë mbjellje”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR BANDAVE TË DROGËS/ SHBA jep 20 milionë dollarë dhe dronë për Ekuadorin
Previous article PARKU I EDENIT NË KRYEMINISTRI/ Rama: Ka kushtuar më pak se sa vlen, tregon vizionin tonë për vendin

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT