Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se operacioni i ndërmarrë dje që zbuloi parcelën me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë është bërë në koordinim me policinë ushtarake.
Në një prononcim për median Balla synoi të theksonte se parcela është zbuluar pikërisht në koordinatën që vetë policia ushtarake ka dhënë.
Kemi pasur bashkëpumin të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër” tha Balla.
Në një prononcim për median pas homazheve të mbajtura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policsië për nder të ish drejtorit Fadil Cana Balla u kujdes të nënvizonte se dhe goditja do të vijojë.


