• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, priten edhe reshje shiu. Sa do të shkojnë temperaturat
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, priten edhe reshje shiu. Sa do të shkojnë temperaturat

30 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vendi ynë në orët e paradites paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh në zonat bregdetare dhe kalime vranësirash në pjesën tjetër të territorit, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat malore. Ndërsa duke filluar nga orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat e shpeshta të shfaqen pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Por gjatë orëve të pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje shiu, kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore por pjesërisht edhe zonat qendrore rrezikohen nga rrebeshet e izoluara.

Mbrëmja dhe nata vonë sjellin përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kosova gjatë paradites mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime në zonat Jugperëndimore. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore. Por parashikohet që në orët vijuese vranësirat të pësojnë zhvillime, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Pritet që në zonat Veriore dhe Lindore të ketë edhe rrebeshe shiu. Ndërsa gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe largim gradual të vranësirave nga Kosova. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë paradites dhe mesditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në orët e para të mëngjesit në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa vranësirat parashikohet të shpeshtohen pas mesdite, ku gjatë orëve të pasdites do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu dhe rrebeshe të izoluara në Maqedonin e Veriut. Përmirësim i kushteve të motit pritet vetëm në orët e mbrëmjes dhe natës vonë. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të mbeten të pandryshuara minimalet por ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë edhe 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Europa Juglindore dhe gadishulli Apenin paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat pritet të zhvillohen dhe do të gjenerojnë reshje, të cilat herë pas here do të jenë në formë rrebeshi të shoqëruara me fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të jenë brigjet Veriperëndimore të kontinentit dhe Ishujt Britanik. Ndërsa nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme parashikohet të jenë Vendet Nordike dhe Europa Lindore, ku edhe pse vranësirat do të jenë të shpeshta nuk priten reshje. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës qendrore dhe Jugperëndimi i kontinentit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QËNDRONI TË QETË..."/ Horoskopi për ditën e sotme, 30 gusht 2024
Previous article TERAPIA E RE KUNDËR KANCERIT/ Shkencëtarët: Vret 99% të qelizave kancerogjene

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT