• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Mbanin lëndë plasëse në banesë për shpërthime me telekomandë, arrestohen dy vëllezër
Home
Aktualitet
Kronikë

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Mbanin lëndë plasëse në banesë për shpërthime me telekomandë, arrestohen dy vëllezër

18 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Burime nga Policia bëjnë me dije se gjatë një kontrolli të bërë në banesën e tyre janë gjetur 5 kallëpe tritoli, 7 kapsolla detonatorë dhe 3 krehra me municion luftarak. Mësohet se pas hekurave ranë Haredin dhe Huso Ogiçi, ndërsa u shpall në kërkim dhe një 26-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

NJOFTIMI I POLICISE
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, e bazuar në inteligjencën policore, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse. Sekuestrohen 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër), të cilët mbanin në banesa, lëndët plasëse, me qëllim shitjen. Shpallet në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, që dyshohet se do të përdorej nga grupet kriminale. Procedohet në gjendje të lirë dhe një 58-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

✅️Më herët, gjatë operacionit policor të koduar “Knock Out 4”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, Policia e Vlorës sekuestroi 1 minë me telekomandë, 5 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, finalizuan operacionin e koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre 2 shtetasve, gjetën dhe sekuestruan 5 kapllëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALEN SULMET NË GAZA/ OBSH jep alarmin: Spitali Nasser jashtë funksionit
Previous article ÇFARË NDODHI? Trafik droge në Rodos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT