Operacioni i zhvilluar në mëngjesin e sotëm, ishte një ndër më të mëdhenjtë të zhvilluar. Gjatë ditës së sotme, forcat speciale, FNSH, RENEA, shoqëruar nga mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, rrethuan fshatin në Krujë, duke kryer kontrolle të befasishme në banesat e një grupi personash të cilët janë njohur si grupi i Niklës.
Në mes banesave të rrethuara dhe të kontrolluara, ishin ato të fisit Haka, vilat e Flamur Hakës, i njohur me nofkën “Tuku”, Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangut etj. Po ashtu në pikat kyçe ishin vendosur dhe snajperi për të bërë të mundur parandalimin e ndonjë rezistence me armë të personave që po kontrolloheshin.
Aksioni policor zgjati plot 5 orë, duke u mbyllur me arrestimin e 11 personave, të dyshuar për aktivitete te ndryshme kriminale.
Por ky nuk ishte i vetmi aksion i zhvilluar ditën e sotme.
Arrestimi i 36 vjeçarit në Vlorë:
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të konsideruar si të rrezikshëm, i cili lëvizte me amrë zjarri me vete, tip “Automatik”.
Personi që ra në pranga ishte 36 vjeçari Edison Rexho. Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”. Gjatë momentit kur aksioni po zhvillohej, personi i arrestuar sapo ka vënë rë policinë, e ka hedhur në tokë armën, të cilën e kishte pa leje.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe një krëhër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin po ashtu e mbante pa leje.
Aksioni në Librazhd, sekuestrimi i katër armëve të zjarrit:
Seria e kontrollove nga ana e policisë, pas ngjarjeve të shumta kriminale, ka vazhduar më tej edhe në Librazhd.
Ky aksion kishte për synim sekuestrimin e armëve të cilat personat i mbanin pa leje, për të parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Gjatë këtij aksioni u sekuestruan 4 armë zjarri. Më saktësisht 2 të tilla, tip kallashnikov si dhe dhe 2 pushkë.
/AlpeNews.al


