• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON OKB: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON OKB: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet

11 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm i Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në botë brenda pak javësh.Sipas OKB-së, ndërprerja e transportit të plehrave kimike përmes Hormuzit rrezikon të çojë miliona njerëz drejt urisë, sidomos në Afrikë dhe Azi.

Kreu i grupit të posaçëm të OKB-së për këtë çështje, Jorge Moreira da Silva, deklaroi se bota ka vetëm “pak javë kohë” për të shmangur një katastrofë humanitare.

“Rreth 45 milionë njerëz të tjerë mund të përballen me uri nëse kriza vazhdon”, tha ai për AFP.

Irani ka bllokuar prej muajsh Ngushticën e Hormuzit, si reagim ndaj luftës së nisur nga SHBA dhe Izraeli më 28 shkurt. Përmes kësaj rruge kalon rreth një e treta e plehrave kimike që tregtohen në botë.

Plehrat dhe lëndët e para që kalojnë nga Hormuzi furnizojnë kryesisht Brazilin, Kinën, Indinë dhe vendet afrikane.

OKB-ja po përpiqet të krijojë një mekanizëm të posaçëm që do të lejojë kalimin e anijeve me plehra kimike dhe materiale bazë si amoniaku, squfuri dhe ureja.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, mjafton kalimi i pesë anijeve në ditë për të shmangur krizën në sektorin bujqësor.

Megjithatë, negociatat me SHBA-në, Iranin dhe vendet e Gjirit ende nuk kanë dhënë rezultat.

OKB paralajmëron se rritja e çmimit të plehrave kimike do të sjellë ulje të prodhimit bujqësor dhe më pas rritje të fortë të çmimeve të ushqimeve në gjithë botën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË RREGULLOREN E KUVENDIT/ Zbardhen propozimet e Niko Peleshit
Previous article PËRPLASJE NË GJYQ/ Kryemadhi: Nuk na kanë dhënë përgjimet e familjarëve

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit Botë

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit Botë

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur Botë

SULM NË PARADËN E BERLINIT/ Makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT