• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIME NË RREGULLOREN E KUVENDIT/ Zbardhen propozimet e Niko Peleshit
Home
Politikë

NDRYSHIME NË RREGULLOREN E KUVENDIT/ Zbardhen propozimet e Niko Peleshit

11 May, 2026 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dorëzuar një sërë propozimesh për ndryshimin e rregullores.

Risitë kryesore të 18 amendamenteve janë transkriptimi i plotë i mbledhjeve të komisioneve, kartela “BE” për projektligjet europiane, monitorimi i rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe saktësimi i afateve procedurale.

-Një risi është që Këshilli i Legjislacionit jo vetëm zgjeron kategorinë e çështjeve që merr në shqyrtim, por edhe vendos se kur u dërgon rekomandime nismëtarëve. Këta të fundit janë të detyruar të raportojnë për zbatimin e tyre në komisionin përgjegjës brenda afateve të Gjykatës Kushtetuese ose brenda 6 muajve.

-Afati i thirrjes së seancës propozohet të mos jetë 7 ditë përpara, por 2.

-Një ndryshim tjetër lidhet sërish me afatin e mbledhjes së komisioneve, pasi tashmë kur një komision të thirret nga ¼ e anëtarëve, kryetari i komisionit përcakton datën dhe orën brenda 5 ditëve.

-Procedura e ndryshimit të rendit të ditës saktësohet plotësisht me shumicën e deputetëve të pranishëm për miratim, propozimi paraqitet me shkrim nga jo më pak se 10 deputetë ose nga një kryetar grupi, vetëm para fillimit të seancës ose kur diskutimi është pezulluar.

-Shqyrtimi i projektligjeve shtohet shprehimisht në listën e çështjeve që votohen në mënyrë të hapur.

-Afatet 10, 30 dhe 60-ditore të sanksioneve disiplinore sqarohen shprehimisht si ditë “kalendarike”.

-Projektligjet që synojnë përafrimin me legjislacionin europian duhet të depozitohen në Kuvend të shoqëruara me një kartelë specifike “BE”, e cila hartohet nga propozuesi dhe duhet të përmbajë referencat ndaj acquis të Bashkimit Europian, natyrën dhe shkallën e përafrimit, lidhjen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe elementet e tjerë identifikuese.

-Në nenin 52, hiqet fraza “vetëm një herë për të njëjtën çështje” për ndërprerjen e seancës plenare nga kryeparlamentari për më shumë se 60 minuta.

-Votimi për aktet normative bëhet vetëm një herë.

-Komisioni mund të bashkojë nismat që i referohen të njëjtit ligj ose të njëjtit objekt.

Sipas relacionit, ndryshimet synojnë koherencë mes neneve, modernizim të procedurave parlamentare sipas standardeve europiane dhe eliminimin e afateve dhe formulimeve jo praktike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona
Previous article PARALAJMËRON OKB: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT