• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARALAJMËRIMET/ Gjithçka që duhet të dini për “Green Pass” dhe hyrjen me të në bare dhe restorante
Home
Ekskluzive

PARALAJMËRIMET/ Gjithçka që duhet të dini për “Green Pass” dhe hyrjen me të në bare dhe restorante

6 November, 2021 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Kohët e fundit është vënë re një ritje e rasteve dhe vdekjeve nga covid-19 në vendin tonë. Me fillimin e universiteteve thirrjet për vaksinim kanë qënë më të shpeshta se kurrë më parë. Së fundmi u mor vendimi që të aplikohet doza e tretë tek qytetarët mbi 60-vjeç si dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 16-vjeç dhe atyre mbi 12 me probleme shëndetësore.

Edhe pse nuk ka një datë kur do aplikohet, në Shqipëri do vendoset modeli i vendeve evropiane i “Green Pass”.

Por cilat janë shtetet e Europës që e përdorin “Green Pass” në bare, restorante në qendra tregëtare apo dhe në ambjente të tjera të mbyllura?
Serbia e ka aplikuar që në 12 shtator, Holanda në 15 shtator, Italia në 15 tetor, Turqia në maj të këtij viti, Danimarka në 10 shtator, Gjermania, Austri, Greqia, Franca që prej 9 gushtit, Belgjika në 1 shtator, Spanja në 20 shtator, Lituania në 13 shtator.

Ministra Manastirliu e dha vetë  lajmin nga foltorja e kuvendit se certifikata e vaksinës do të jetë kusht për t’u futur në lokale e restorante. “Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘Green Pass’! E kanë! Do ta vëmë edhe ne “Green Pass” në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit”, deklaroi Manastirliu. Kështu, për t’u konsumuar një kafe a vakt në bare e restorante do të duhet që çdokush të ketë injektuar më parë së paku një dozë vaksine anti-COVID.

Mëngjesin e sotëm edhe kryeministri Rama paralajmëroi qytetarët të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë. (KLIKO)

Si do të aplikohet “Green Pass”?

Me ftohjen e motit dhe sezoni i dimrit që po afron, i mbledh më shumë qytetrët në ambientet e brendshme të kafeneve duke mos repektuar kështu distancën sociale. “Green Pass” do të shërbejë si një pasaportë, e cila dëshmon që personi që e ka me vete është i vaksinuar dhe i mbrojtur nga covid-i.

Certifikata e propozuar është falas dhe përbëhet nga një kod QR që duhet të mbahet në “smartphone” ose të printohet në letër, me tri alternativa për të provuar se mund të udhëtoni apo merrni shërbime: duke i nënshtruar vaksinimit, duke qenë testuar negativ për një tampon, ose duke qenë kuruar nga COVID- 19 dhe kanë zhvilluar antitrupa. Gjatë fjalës në Kuvend mbi sigurinë e vaksinave që kanë depërtuar në vend, ministrja Manastirliu hodhi poshtë deklaratat se vaksinat në Shqipëri janë të pasigurta duke thënë se të gjitha vaksinat që përdoren janë të aprovuara nga OBSH-ja.

Në një intervistë televizive drejtori i Urgjencës Skënder Brataj ka bërë “përgjegjës” aktivitetet si ndeshjet, foltoret për rritjen e numrit të infektimeve me Covid-19 në vend.

“Ne dimë shumë mirë se çfarë kemi bërë para 3 javësh që nga ndeshjet, që nga foltoret. Kanjë një rritje nga 500-600. Vazhdon trendi i të sëmurëve në spital. 90-95% e të shtuarve në spital janë të pavaksinuar. Më shqetëso fakti që ka shumë të sëmurë, por ka shumë pak të vdekur. Edhe riinfektimet janë të udhës dhe ndodhin shpesh. Vazhdon Tiranë të jetë në vend të parë për shtrimet dhe infektimet”- tha ai.

Deri më tani janë vaksinuar 1938, 398 persona që prej fillimit të vaksinimit në mars të këtij viti. Aktualisht në spitalet COVID  po marrin trajtim  167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 187,994 raste pozitive, 177,219 raste të shëruar, raste aktive 7,827 dhe 2,948 humbje jete.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET TEK FITORJA/ Juventus mposht Fiorentinën në frymën e fundit dhe ngjitet në vendin e tetë
Previous article JUVENTUS-FIORENTINA/ E pabesueshme, Cuadrado ndëshkon rivalët me një SUPER GOL (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

PROTESTAT/ NYTimes: Shqiptarët në revoltë kundër kastës politike, jo kundër Trump Aktualitet

PROTESTAT/ NYTimes: Shqiptarët në revoltë kundër kastës politike, jo kundër Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT