• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARA APO PAS BUKE? Kur duhet pirë vaji i peshkut dhe vitaminat e tjera
Home
Shëndet

PARA APO PAS BUKE? Kur duhet pirë vaji i peshkut dhe vitaminat e tjera

24 September, 2020 s.autor Shëndet

Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta. Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e sakta të përdorimit të vajit të peshkut dhe suplementëve të tjerë, që ato të shpalosin plotësisht vlerat e tyre në organizëm.

Vaji i Peshkut
Zakonisht vaji i peshkut mund të pihet në çdo orar të ditës. Gjithsesi, mjekët këshillojnë që të pihet pasi keni ngrënë ose gjatë ngrënies së një vakti.
Marrja e këtij suplementi me stomak bosh mund të shkaktojë të përziera.
Gjithashtu vitaminat yndyrore, siç është edhe vaji i peshkut, përthithen më lehtë nga organizmi nëse shoqërohen me ushqim.
Vitaminat duhen shoqëruar me ushqim
Suplementët, me përjashtim të hekurit, duhen marrë gjjithmonë gjatë një vakti, sepse nxisin disa procese në stomak që lejojnë përthithjen maksimale edhe të vitaminave dhe mineraleve nga ushqimet.

Suplementët e hekurit duhen marrë në mëngjes me stomakun bosh për përthithje më të mirë.

Koha e duhur Për vitaminat dhe mineralet
Të gjitha vitaminat e kompleksit B duhen marrë në mëngjes sepse japin shumë energji.

Kjo vlen për shumë vitamina të tjera por në rastin e magnezit ai duhet marrë në mbrëmje përpara gjumit.

Kujdes me ilaçet e tjera
Ka raste kur vitaminat dhe mineralet ndërveprojnë keqazi me disa barna.

Për shembull, kalçiumi mund të ndërhyjë në përthithjen e barnave për tiroiden, ndaj gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun.

Vitaminat që treten në ujë dhe në yndyrë
Përpara marrjes së suplementëve, sigurohuni të bëni dallimin mes vitaminave që treten në ujë e ato që treten në yndyrë.

Vitaminat A, D, E dhe K treten në yndyrë dhe nëse akumulohen gjatë në trup mund të jenë të dëmshme. Këto vitamina duhen marrë në mëngjes nëse pini qumësht, kos ose hani avokado

Vitaminat e kompleksit B dhe vitamin C treten në ujë dhe dalin nëpërmjet urinës ndaj rreziku i akumulimit të tyre është thuajse zero.

Formati i duhur i vitaminave
Nëse vitamin merret në formën e kapsulës, organizmi e ka më të vështirë ta tresë dhe ta përthithë.

Ndaj është më mirë që disa suplementë të merren në formë të lëngshme.

Vitaminat që mund të kombinohen
Vitaminat D, K dhe kalçiumi mund të kombinohen dhe të merren së bashku.

Hekuri kombinohet mjaft mirë me vitaminën C sepse kjo e fundit ndihmon në përthithjen maksimale të hekurit shkruan Agroweb.

Kalçiumi nuk duhet marrë në të njëjtën kohë me hekurin sepse pengon funksionin e tij.

Ndaj hekuri duhet marrë në mëngjes dhe kalçiumi pasdite.

Njeriu duhet të tregojë kujdes edhe me vitaminën C e cila del nga urina dhe të sigurohen të marrin sasi të mjaftueshme të saj.

Konsulta me mjekun dhe analizat e gjakut
Mënyra më e mirë për të përcaktuar nevojat për suplementë të trupit është të kryeni një analizë gjaku.

Kësisoj do të keni një ide mjaft të qartë se çfarë suplementësh duhet të merrni.

Ku t’i Ruani vitaminat dhe mineralet?
Probiotikët duhen ruajtur në frigorifer. Vaji i peshkut duhet mbajtur në një vend të ftohtë e të errët sepse në të kundërt pilulat nuk do të jenë efikase.

Po kafeja?
E fundit, por jo për nga rëndësia, është që duhet të tregoni kujdes me kafenë.

Ajo ndikon në mënyrën e përthithjes së vitaminave dhe minerale dhe nxit urinimin e nëpërmjet tij daljen nga organizmi të suplementëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 7 TËRMETE GJATË NATËS/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje: Me thëllësi 20 km në...
Previous article PJESË E KARTELIT MË TË MADH SHQIPTAR TË DROGËS/ Kush është Vladimir Lesaj, raportuesi dhe financieri i Eldi Dizdarit! Zbardhet dosja kriminale

s.autor

Postime të ngjashme

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak Shëndet

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale Shëndet

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve Shëndet

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT