• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E KARTELIT MË TË MADH SHQIPTAR TË DROGËS/ Kush është Vladimir Lesaj, raportuesi dhe financieri i Eldi Dizdarit! Zbardhet dosja kriminale
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESË E KARTELIT MË TË MADH SHQIPTAR TË DROGËS/ Kush është Vladimir Lesaj, raportuesi dhe financieri i Eldi Dizdarit! Zbardhet dosja kriminale

24 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vladimir Lesaj është një nga të arrestuarit, pjesë e kartelit më të madh shqiptar të drogës i shkatërruar pak ditë më parë. Ai kishte një rol shumë të rëndësishëm në grup, ishte përgjegjës financiar për blerjet e sasive të kokainës që magazinoheshin në Holandë si edhte ishte raportuesi i parë tek drejtuesit e grupit, Dritan Rexhepi dhe Eldi Dizdari.

Gazetari i Report Tv, Elton Qyno ka zbardhur dosjen e plotë kriminale të lezhianit, i cili ishte në kërkim që prej 25 nëntotir të vitit 2019 e që u arrit të vihej në pranga e policisë më 17 shtator të 2020, si pjesë e operacionit “Los Blancos”. Lesaj kishte një pizicion të fortë dhe të qëndrueshëm në organizatën krimianale, ku monitoronte çdo ngarkesë që hynte në Itali, ose e thënë ndryshe ishte njeriu që mbante përgjegjësi për gjendjen në magazinë dhe shitjet në shtetin fqinj.

Si rezultat i hetimeve prokurorët italianë kanë faktuar tre episode të trafikimit të drogës. Më konkretisht rasti i parë ishte në 5 dhjetor 2015 në Vipiteno të Bolzanos, ku Lesaj importoi nga Holanda në Itali 11.5 kg kokainë, sasi kjo e cila u arrit të kapej nga policia. Rasti i dytë ishte në janar të vitit 2016, 2 kg kokainë sërish nga Holanda drejt Milanos, por edhe kësaj here dështoi. Rasti i tretë më 27 janar 2016 nga Holanda po drejt Milanos. Bëhej fjalë për 3 kg kokainë, e cila sërisht u kap nga policia së bashku me korrierët.

Lesaj ishte pjesë e grupit të quajtur “Kompania Bello”, kjo për shkak se anëtarët e kësaj bande njiheshin si “meshkuj simpatik” që krijonin lidhje me bukuroshet e shoëbizit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Rasti konkreti ishte Eldi Dizdari martuar me ish- misin Suada Sherifi. Ky grup u shkatërrua më 17 shtator të këtij viti. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me radhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.

Në këtë kartel droge i quajtur “Kompania Bello” 5 nga të arrestuarit janë kapur në Shqipëri. Më konkretisht mësohet janë arrestuar Gentjan Manaj në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimi  në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë, ndërkohë që Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai, një person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit i cili do të ekstradohet drejt Italisë. Ndërkohë në vendet Europiane janë arrestuar shqiptarët e tjerë Lek Colaj, 40 vjeç në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç në Holandë, Sokol Aliko (Memetaj) 36 vjeç në Spanjë, Robert Varga, 44 vjeç në Hungari. Ky grup kontrollonte të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën. Më pas paratë e fituaa nga ku aktivitet i drogës, i pastronin me anë të një skeme të mirë menduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimta, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA APO PAS BUKE? Kur duhet pirë vaji i peshkut dhe vitaminat e tjera
Previous article INFEKTOHET ME COVID-19/ Shefi i klinikës në QSUT transportohet për kurim në Turqi

s.autor

Postime të ngjashme

"KRIZA" NË AEROPORTIN E VLORËS/ Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës Aktualitet

"KRIZA" NË AEROPORTIN E VLORËS/ Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

NGA ADNAND XHOLI, TE ARTA MARKU/ Pesë kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, mbyllet afati i aplikimeve Aktualitet

NGA ADNAND XHOLI, TE ARTA MARKU/ Pesë kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, mbyllet afati i aplikimeve

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI Aktualitet

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT