Shkodra dhe Vlora të konsideruara ndryshe si kryeqyteti i veriut dhe i jugut, prej kohësh nuk kanë gjetur qetësi.
Vitet e fundit jeta në këto dy qytete është bërë e frikshme, për shkak të vrasjeve dhe atentateve të cilat kanë tronditur gjithë Shqipërinë. Dy qytetet të cilat janë kthyer si Siçilia e Italisë ku bandat kanë marrë në dorë çdo gjë dhe po “hanë” kokat e tyre.
Në këto dy qytete duket se ngjarjet ndodhin pikerisht në dy lagje, ajo e Vlorës e njohur si “PAVARËSIA” dhe në Shkodër lagja “RUS”.
Në këto dy lagje ka një histori e cila ka rrjedhur qysh në vitet e hershme pas 90 e deri në ditët e sotme ku numri I të vrarëve dhe të plagosurve duket se është bërë një luftë e vërtetë. Përplasja mes fiseve të cilat duan ta zotërojnë ato qytetin e tyre duke u kthyer në monstra ku vrasin njëri tjetrin pa pikën e mëshirës.
1. Lagja “PAVARËSIA” në Vlorë ku ndodhen dy fise Llanajt dhe Xhaferrajt të cilët po shuhen me njëri-tjetrin.
Cili është historiku I këtyre vrasjeve:
Zanafilla e këtyre konflikteve të përgjakshme daton më shumë se 20 vite më parë, në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj.
Pesë vite më vonë, në vitin 2003, vritet një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” ekzekutohet me armë automatike 62-vjeçari Baftjar Llanaj.
Për këtë ngjarje u arrestuan Ardian Azizi dhe Fatmir Petraj. Pas kësaj ngjarjeje, fisi i Llanajve filloi të forcohej duke krijuar bandën e tyre, e filluan të lëviznin me mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga persona të armatosur.
Kalvari i hakmarrjeve do të shënonte ngjarjen e radhës të përgjakshme, atë të 7 prillit në lagjen “Çole” të Vlorës, ku u ekzekutuan 3 të rinj brenda një lokali. Për këtë krim u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj.
Më 1 tetor të vitit 2017 do të shënohej ngjarja e radhës kriminale, që kishte në shënjestër anëtarë të fisit Llanaj. Në rrugën transballkanike të qytetit bregdetar i bëhet atentat Ferdinand Llanajt, i cili udhëtonte me një mikun e tij. Madje, plumbat nuk kursyen në këtë ngjarje edhe një fëmijë që ndodhej në automjetin e Ferdinandit. Fatmirësisht kjo ngjarje shënoi vetëm të plagosur.
Si për të konfirmuar që hakmarrjet e nisura dy dekada më parë ndaj fisit Llanaj, jo vetëm që nuk janë shuar, por kërkojnë të marrin jetë të tjera, shërbeu atentati ndaj mikut të Llanajve, Mikel Mehmeti, mbrëmjen e 14 janarit të këtij viti, ku Mehmeti mbeti i plagosur rëndë, ndërsa autorët janë ende në kërkim.
2. PËRPLASJET ME S FISIT LICI DHE BAJRI DHE MALLKIMI I LAGJES RUS
Përplasjet mes fiseve Bajri dhe Lici. Para vrasjeve të ndodhura mes këtyre dy familjeve, është arritur paqja e cila sipas tij nuk zgjati shumë kohë.
“Pati një takim mes dy grupeve kryesore të Shkodrës, të cilët ranë dakord që mes tyre t’i mbyllnin konfliktet dhe të vazhdonin në paqe. Sigurisht që takimi u shoqërua edhe me garanci, mes tyre është bërë dhe kumari…”, zbuloi gazetari investigativ Artan Hoxha.
Ndërkohë, Hoxha para disa muajsh arriti të realizojë një intervistë ekskluzive me Safet Bajrin, njëri prej pjestarëve të grupit Bajri konsideruar si personi më i kërkuar i policisë Belge.
Gazetari investigativ ka rrëfyer peripecitë që i’u deshën për të realizuar intervistën me Safet Bajrin.
“Mu desh që së pari ta identifikoj se ku ndodhet, në çfarë zone ndodhet dhe së dyti të kërkoj kontakt, ta marr në intervistë në një ambient dhe në një situatë ku ai nuk rrezikonte arrestimin nga policia. Kam shkuar në Shkodër, kam ndërruar 3 makina për të shkuar, dhe kur kam mbaruar intervistën nuk jam kthyer në Tiranë, ika në Mal të Zi, u ktheva pas 3 ditësh në Tiranë”, tha Artan Hoxha.
/AlpeNews.al