Stambolli goditet nga një tërmet 5,8 ballësh, njofton Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), raporton Anadolly Agency.
Shkollat dhe spitalet u evakuuan pas tërmetit. Sic thuhet ne faqen zyrtare te te dhenave per termetet, epiqendra e termetit ishte 7 km.
Tërmeti u ndje në të gjithë qytetin e Stambollit dhe në Sakarya, Tekirdağ, Kocaeli, Yalova, Dcezce dhe Bilecik.
AFAD bëri të ditur se tërmeti ka ndodhur në thellës prej 6,99 kilometra dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri. Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panikë në mesin e qytetarëve, në rrethin Avcılar është rrëzuar minareja e një xhamisë.