• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË KAM DASHT ME SHPIRT”/ Letra rrënqethëse e mësuesit para se ta pushkatonin (FOTO)
Home
Dossier

“TË KAM DASHT ME SHPIRT”/ Letra rrënqethëse e mësuesit para se ta pushkatonin (FOTO)

26 September, 2019 k.autor Dossier

Letra e Mark Shllakut drejtuar bashkëshortes, pak orë para pushkatimit: “Angje! Në t’u mbushtë mendja me u martu, e ke lejen teme, por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mrame të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet mos u mërzit për mue, por shikjo fëmitë. Ju puth me mall për herë të fundit. Marku”

Këto fjalë janë shkruar në një dhomë të errët, në qelitë e burgut të Shkodrës. Mësuesi Mark Shllaku ishte dënuar me pushkatim nga regjimi komunist, për agjitacion dhe propagandë dhe për angazhim në një celule të PSD-së. Mark Shllaku ishte vetëm 31 vjeç, kur mësoi se po shkonte drejt pushkatimit. Në shtëpi, kishte lënë bashkëshorten Angje dhe dy bijat,  Juli,vajza e Mark Shllakut, ishte vetëm 8 vjeç në atë kohë kur i ati ishte dënuar me pushkatim. Edhe pse ishte fëmijë i mitur, ajo u përball me ngjarjen e rëndë që po ndodhte në jetën e saj, vrasjen e të atit. Me nxitjen e së ëmës, Juli u detyrua t’i lutej kryetarit të degës që të mund ta lejonte të shihte babanë për herë të fundit. Pak ditë para se të pushkatohej, Juli dhe e ëma, Angjia e takuan për pak minuta Markun. Atë ditë, Marku i tha Angjes, se kur t’i merrte sendet e tij personale pas pushkatimit, atje do të gjente një letër me disa informacione të rëndësishme.

Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej, familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej. Ndaj Mark Shllaku ishte përpjekur të paramendonte rrugën që të çonte drejt vendit ku mendohej se do të vritej e groposej. Shokët e tij ishin varrosur në Zallin e Kirit, ndaj Marku e kishte projektuar aty fundin e tij. Të gjitha i kishte shkruar në këtë letër që e publikojmë sot në kujto.al.

Juli është një prej personazheve në dokumentarin “Të zhdukurit”, ku rrëfeu disa nga vargjet e kësaj letre. Sot, Kujto.al e publikon të plotë letrën që Mark Shllaku e shkroi dy ditë para se të pushkatohej. Letra nuk e ndihmoi Angjen e fëmijët që ta gjenin trupin e tij. Juli e ruan prej 70 vitesh këtë letër, me shpresën se një ditë do të mund të gjejë eshtrat e të atit, Mark Shllaku.

Letra ka mesazhe shumë emocionuese, që nga përbetimi për dashurinë tij për Angjen, porosia për fëmijët, borxhet që kishte lënë në këtë jetë, e deri tek amaneti për të mos reshtur së kërkuari eshtrat e tij.

E dashtuna Angje e fëmijë!

Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.

Mos u mërzit për mue vetëm mi rrit fëmijët me hir të zotit. Amanet babën e mos i trego për mue. Borgj i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.

E dashtuna  Angje!

Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mëndjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e smë lanë me dekë… banu e fortë. Marku!

Angje! Ne tu mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mrame të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet  mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë.  Ju puth me mall për herë të fundit. Marku.

E dashtuna Angje!

Të lutëm me mi ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.

Të lutem me mu interesue për eshtrat  të mos më harrojsh për kurdoherë. Me mi marrë eshtrat e me mi çu në një varr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.

Hallall  të gjithëve dhe ty të pares. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm./kujto.al.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK I MADH, NJERËZIT NË RRUGË/ Evakuohen shkolla e spitale. Stambolli goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda (PAMJET)
Previous article "TI NUK E NJEH AZEM HAJDARIN"/ Rudina pas incidentit, ja merr valles së Tropojës (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit... Dossier

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT