• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANELET DIELLORE/ Qeveria hap aplikimin për biznesin që do t’i instalojë, Balluku: Kurseni 20% të faturës suaj të energjisë!
Home
Politikë

PANELET DIELLORE/ Qeveria hap aplikimin për biznesin që do t’i instalojë, Balluku: Kurseni 20% të faturës suaj të energjisë!

2 October, 2022 s.autor Politikë

Ministria e Infrastrukturë dhe Energjisë, përmes Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, nis programin për suvencionimin me 70% të shumës së investimit për çdo familje që do të aplikojë për instalimin e njësive diellore me qëllim ngrohjen e ujit në banesat e tyre. Përmes këtyre paneleve çdo abonent familjar kursen në faturën e tij të energjisë 20%.

Konsumatorët familjarë që do aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara nga Agjencia e Eficencës së Energjisë.

Zëvendëskryeministrja, njherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një postim në rrjetet sociale ka publikuar edhe linkun në të cilin duhet të aplikojnë subjektet që do të përzgjidhen për të ofruar këtë shërbim.

“ Ngrohja e ujit është 20% e faturës për çdo abonent familjar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE nis programin për subvensionim me 70% të shumës për çdo familje që do të aplikojë për një njësi diellore për ngrohjen e ujit. Kurseni 20% nga fatura juaj me këtë program dhe ndihmoni dhe ju me radhën tuaj për të ruajtur dhe ekonomizuar energjinë”, shkruan Balluku

Ky program është një ndër pikat e Qeverisë Shqiptare për përballimin e krizës energjetike. Gjithashtu është në përputhje me Strategjinë Kombëtarë të Energjisë dhe Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën.

Kriteret për Aplikim për subjektet e tregtimit:

1)Subjekti (person fizik ose juridik) të jetë në status aktiv dhe i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit në fuqi, dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e financimit.
2)Të vërtetojë se nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore.
3)Të jetë furnitor i dorës së parë ose distributor.
4)Dokumente që vërtetojnë se produkti plotëson standartet Europiane dhe çertifikimin CEN Solar Keymark që garanton cilësi të lartë të produktit, siguri në përdorim, jetëgjatësi dhe rendiment të lartë si dhe karakteristikat teknike të mëposhtme:

Karakteristikat teknike të depozitës së ujit.

Depozite uji material çelik-inoks – INOX 316L HiMo.
Termoizolimi i depozitës së ujit (polyurethane 70mm, 35-40Kg/m3).
Veshja e jashtme e depozitës së ujit 304BA çelik-inoks.
I gjithë sistemi të jetë me rezistence të lartë ndaj ndryshkjes.
Sistemi të jetë i përshtatshëm si për montim në çati ose tarracë.
Depozita e ujit te këtë kapacitet 200 litra.

Karakteristikat teknike të pasqyrave:

Kornizë alumini të anodizuar.
Sipërfaqja e pasqyrës me veshje blu e bërë nga fletë alumini 0.5mm të trasha, të salduara me teknologji lazer.
Tubat e brendshëm të jenë tërësisht prej bakri.
Izolim me tekstil me lesh xhami me trashësi 50 mm në anën e pasme dhe lesh guri 20 mm të trashë në konturet anësore.
Koeficienti i përthithjes α ≥ 0,95 ± 0,02
Emisiviteti sipërfaqësor (humbjet e rrezatimit sipërfaqësor) ε ≤ 0,05 ± 0,02.

5)Garancia e panelit diellor për ujë të ngrohtë dhe depozitës së ujit dhe materialeve përbërëse, te jetë jo më pak se 5 vite për depozitën e ujit dhe jo më pak se 7 vite për panelin diellor.
6)Skeda teknike e panelit diellor dhe impjantit konform kritereve teknike të kërkuara.
7)Preventivin/ofertën për impjantin duke përfshirë dhe kostot e transportit e instalimit, e cila nuk duhet të tejkalojë vlerën 140,000 Lek (pa TVSH). Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur.
8)Të deklarojë sasitë e paneleve diellore që mund të furnizojë për klientët familjarë.
9)Të deklarojë qytetet ku mund të ofrojë shërbimin.
10)Të pranojë kryerjen e shërbimit kundrejt konsumatorëve familjarë nga shitja deri tek kolaudimi i panelit diellor për ngrohjen e ujit brenda datës 30 Janar 2023.
11)Të angazhohet se pranon vetëm 30% të financimit nga abonentet familjarë dhe 70% të investimit nga Agjencia për Eficencën e Energjisë pas instalimit të panelit diellor.
12)Formular Vetëdeklarimi sipas Shtojcës 1.

Panelet diellore/ Qeveria hap aplikimin për biznesin që do t’i instalojë, Balluku: Kurseni 20% të faturës suaj të energjisë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHEFAT KANË MARRË PARA DHE FSHEHIN..."/ Berisha shpërndan denoncimin: Spanjolles së arrestuar në Tiranë i vjedhin nga çanta 6 mijë euro
Previous article "IA NDJEJA MUNGESËN..."/ Altin Sulku ia dedikon karrierën Noizy-t: Më ngriti në këmbë kur isha i “paralizuar”

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT