• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA/ Tjetër “emergjencë” në Itali nga koronavirusi indian (DETAJET)
Home
Nderkombetare

PANDEMIA/ Tjetër “emergjencë” në Itali nga koronavirusi indian (DETAJET)

1 May, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Varianti indian rrezikon të mos ndalet në Itali pavarësisht kufizimeve të vendosura nga Ministria Italiane e Shëndetësisë. Në fluturimin e fundit për në Fiumicino nga India, 9% e pasagjerëve përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë për koronavirusin. Dhe kjo pavarësisht se të gjithë kanë një certifikatë të negativitetit. Siç pranuan disa, ata blenë një certifikatë të falsifikuar para se të niseshin.

Gazeta “Il Messaggero” sjell dëshmitë e disa pasagjerëve që mbërritën në Fiumicino nga New Delhi të mërkurën në mbrëmje.

“Unë nuk e bëra tamponin, por pagova që të më lëshonin një certifikatë false me vulë”, thotë një nga 223 pasagjerët, i cili sapo arriti në Itali i’u nënshtrua menjëherë një tamponi të shpejtë.

Sipas gazetës italiane disa pasagjerë që mbërrinin në Fiumicino nga New Delhi kishin falsifikuar testin për Covid-19.

“Me 30 dollarë mund të marrësh avion edhe nëse je i sëmurë”, janë shprehur pasagjerët.

Kështu ishte e mundur të anashkalohej detyrimi që parashikohet gjithashtu në Indi. Sidoqoftë, janë vetë mediat indiane ato që tregojnë për tregun e zi të certifikatave false, laboratorë që falsifikojnë raporte. Mediat gjithashtu shkruajnë se ka shumë të tjerë janë ende në lëvizje duke i lejuar kështu pacientët me Covid të infektojnë popullatën.

Ata që mbërrijnë në Itali nga India duhet edhe nëse janë negativë ndaj tamponit, të karantinohen për 14 ditë. Këshilltari shëndetësor i Lazios, Alessio D’Amato, ka reaguar ashpër ndaj këtij skandali dhe është shprehur se ekziston mundësia se një punëtor që është kthyer nga India nuk e lexon urdhëresën për Covid-19 dhe mund që të mos izolohet.

Ekspertët janë shprehur se nëse varianti indian i Covid rezulton të jetë ndër më infektivët, atëherë rreziku që një kurbë epidemie të rritet përsëri është me të vërtetë i lartë.

Klan News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE 100 IDHULL"/ Noizy i blen super dhuratën e shtrenjtë babait për ditëlindje (VIDEO+FOTO)
Previous article ALFRED PEZA/ Të fajësosh gjithkënd për humbjen, përveç vetes!

F.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT