• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të fajësosh gjithkënd për humbjen, përveç vetes!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të fajësosh gjithkënd për humbjen, përveç vetes!

1 May, 2021 Redaktor1 OP-ED

Në kampin opozitar mbizotëron kultura e fajësimit të gjithkujt dhe të gjithçkaje, për disfatat politike dhe elektorale të pësuara, por pa e drejtuar asnjëherë gishtin drejt vetes. Drejt lidershipit të tyre. Drejt gjithë aktorëve dhe faktorëve, që i çuan drejt humbjes më të madhe që një grupim politik, ka pësuar gjatë 30 viteve të fundit në Shqipëri.

Kultura e mospranimit të fajit, është e përhapur me kalimin e viteve, duke u bërë një mënyrë jetese për opozitarët tanë. Ndaj fajtori më i madh për ta sot, nuk është kandidati i tyre për Kryeministër, por ai në detyrë. Për ta, fajtori nuk është Lulzim Basha, por Edi Rama. Nuk është PD, por PS. Nuk është opozita, por mazhoranca. Nuk janë patronazhistët dhe propaganda e tyre, por vetëm ato të kundërshtarit!

E si të mos mjaftonte e gjitha kjo, kryefajtori për opozitarët tanë, është vetë populli. Janë shqiptarët. Janë zgjedhësit. Janë të gjithë ata që u dëshmuan se janë shumicë në këtë vend. Janë ata që nuk i kishin sytë në ballë për të parë sesa i keq ishte Rama e sa i mirë ishte Basha. Sa shumë e do Shqipërinë Meta dhe sa pak e duan socialistët!

Më pas vjen edhe rrethi i tretë, i atyre që opozitarët tanë i fajësojnë, për humbjen dërrmuese që pësuan më 25 prill. Janë gazetarët, mediat, analistët dhe kushdo tjetër që besoi tek Edi Rama e PS dhe që i mbështetën në këtë garë. Ata janë armiku. Ata janë djalli. Ndërsa ata që u rreshtuan në mënyrën më militante në anën e opozitës, duke u bërë zgjatim i saj me mjete të tjera, janë shenjtorët!

E sipas kësaj logjike, po fajësohen: Nga biznesi, tek mësuesit. Nga mjekët, tek pensionistët. Nga të rinjtë, tek gratë. Nga patronazhistët, tek votuesit për herë të parë. Nga të vaksinuarit, tek përfituesit e projektit të rindërtimit. Nga fshati, tek qyteti. Nga perfieria, në metropol. Nga veriu, në jug. Nga lindja, në perëndim. Po mallkohet e anatemohet, gjithkush dhe gjithçka, që iu bë pengesë në kutinë e votimit.

Është përjashtim nga rasti, të gjesh brenda gardhit të tyre, njerëz racionalë që ta pranojnë se opozita thjeshtë humbi. E pas kësaj, që të pranojnë se Edi Rama dhe PS, fituan. E pasi të pranojnë këto dy realitete të thjeshta që prodhoi e diela që lamë pas, të nisin e të shohin me mendje të ftohtë dhe me sy të kthjellët, shkaqet e shkaktarët që i sollën në këtë pikë.

Të pranojnë se faji kryesor për humbjen, i takon Lulzim Bashës dhe se merita më e madhe e fitores, Edi Ramës. Se shkaktar i humbjes ishte lidershipi i Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të tyre minorë dhe i fitores, lidershipi i Partisë Socialiste.

E pas kësaj, të rikujtojnë se fituesi nuk gjykohet, por përgëzohet. I jepet dora. Shihet në sy dhe i urohet që të mbajë këmbët në tokë, e të eci përpara duke i shërbyer me përulësi të mirës së përbashkët. E ndërkohë ky është edhe ai momenti, për të pranuar me dinjitet, humbjen. Pasi ta kenë bërë këtë me qytetari, të shkarkohen nga emocionet negative. Derisa të kthjellohen, për tu bërë gati që të analizojnë me gjakftohtësi, shkaqet që i sollën në këtë situatë.

Vetëm kështu do nisin të arsyetojnë me kthjelltësi, duke e parë gishtin të drejtuar nga vetja. Atëherë do kuptojnë se fajtori kryesor i humbjes, nuk ishte as fituesi dhe as fimitarët. Por të gjithë ata që prisnin të mernin pas 26 prillit, më shumë merita dhe privilegje, në rast fitoreje. Pas kësaj do fillojnë që ti dalin përpara syve një e nga një në revistë, të gjithë ata që ishin shkaktarët e vërtetë të disfatës së tyre, derisa të mbërrinin më në fund edhe tek vetja.

Por me sa kuptohet nuk kanë ndërmend, që ta bëjnë këtë lloj bilanci, sepse nuk e kanë bërë asnjëherë deri më sot. Çka tregon se nuk kanë mësuar asgjë, as nga humbja e 2013 dhe as nga ajo e 2015. As nga humbja e 2017, e as nga ajo e 2019.

Kjo është edhe arsyeja, se përse nuk janë gati që ta pranojnë, edhe humbjen e kësaj të diele. Duke mos dashur ta lexojnë siç duhet atë që u ndodhi, kanë nisur të gatuajnë që tani pa kuptuar, edhe humbjen që i pret më 2025!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA/ Tjetër "emergjencë" në Itali nga koronavirusi indian (DETAJET)
Previous article ANALIZA/ Çfarë është GPV-2020 dhe modernizimi ushtarak rus (2011-2020)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT