• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANAIR PUNE PËR EMIGRANTËT NË ATHINË/ Rama: Do ta thyejmë stereotipin se pagat në Shqipëri janë të ulëta
Home
Politikë

PANAIR PUNE PËR EMIGRANTËT NË ATHINË/ Rama: Do ta thyejmë stereotipin se pagat në Shqipëri janë të ulëta

27 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka pezantuar në rubrikën “Sy Msy” Panairin e Punes në Athinë, i cili ka për qëllim të krijojë mundësi lidhjeje të drejtpërdrejta për kompanitë shqiptare në fushat e ndërtimit, turizmit dhe inovacionit me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Greqi.

Rama theksoi se një nga objektivat kryesore është të thyhet stereotipi për pagat e ulëta dhe mundësitë e pakta në Shqipëri, duke paraqitur mundësi reale dhe konkrete për punësim dhe investime. Ai shtoi se të gjithë materialet dhe mundësitë do të jenë të aksesueshme online për të gjithë ata që janë të interesuar për kontrata pune sezonale apo të përhershme.

Kryeministri gjithashtu theksoi se ky është vetëm hapi i parë dhe se panairet e tilla do të bëhen një traditë gjatë mandatit të katërt të qeverisë, duke lidhur procesin e negociatave për anëtarësim në BE me nxitjen e investimeve dhe kthimit të diasporës në Shqipëri.

Rama: Me panairin në Athinë synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare në ndërtim, turizëm, inovacion me bashkëatdhetarët tanë dhe në Athinë dhe gjithë materiali do të jetë në dispozicion në një faqe web online ku të gjithë do të mund të hyjnë dhe shikojnë mundësi për kontrata pune në Shqipëri, qoftë sezonale për turizmin, apo gjithë vjetore në fusha të tjera. Sfida është që të thyejmë këtë stereotipin sipas të cilit në Shqipëri pagat janë shumë të ulëta, mundësitë janë të pakta. Dhe ta thyejmë stereotipin me fakte dhe pasqyra konkrete që janë të aksesueshme dhe në të cilat mund të shihen kontratat, modelet dhe kushtet kështu që besoj se do të jetë një fillim i mbarë. Natyrisht është vetëm hapi i parë, këto panaiere do t’i bëjmë traditë në muajt dhe vitet e mandatit të 4 sepse do ta lidhim procesin e negociatave për anëtarësim me procesin e nxitjes së kthimit për të investuar apo punuar këtu në Shqipëri. kur flas për kthim kam parasysh jo vetëm ngritjen e plackave por edhe kthimin e pjesshëm apo investimin këtu duke qëndruar atje. Në të gjitha rastet unë besoj do të jetë një përfitim reciprok qoftë për ata që kthehen qoftë për vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PARAQIT NË SPAK/ Gaz Paja: Më kishte marrë prokurori telefonin pa dashje
Previous article "PUNOJ KËTU PREJ NJË JETE"/ Detaje nga seanca gjyqësore e zyrtarëve të UBT, Bejo Bizhga: Bëjmë kërkime shkencore, s’merremi me tendera

s.autor

Postime të ngjashme

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur Aktualitet

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT