• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PUNOJ KËTU PREJ NJË JETE”/ Detaje nga seanca gjyqësore e zyrtarëve të UBT, Bejo Bizhga: Bëjmë kërkime shkencore, s’merremi me tendera
Home
Aktualitet
Kronikë

“PUNOJ KËTU PREJ NJË JETE”/ Detaje nga seanca gjyqësore e zyrtarëve të UBT, Bejo Bizhga: Bëjmë kërkime shkencore, s’merremi me tendera

26 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë vendimin për masat e sigurisë ndaj 24 zyrtarëve të arrestuar të “Universitetit Bujqësor”, biznesmenë por edhe persona të tjerë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.

GJKKO vendosi pas disa orë seancë, lënien në “detyrim paraqitje” për disa profesorë të cilët ishin në arrest shtëpie.

Për të tjerë që ishin në arrest me burg, GJKKO nuk i ndryshoi masën e sigurisë.

Bejo Bizhga, shef departamenti siç raporton Anila Hoxha, ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se bën zbulime shkencore dhe se nuk merret me tendera.

“Kam punuar për këtë vend prej një jete, kam përgatitur breza, kam nxjerrë veterinerë. Në këtë pikë që jam sot dua të them se ia kam gjetur diabetit shërimin, s’po i gjej dot shërimin stresit që më solli ky hetim, nuk do shëroj dot më trurin nga kjo. Unë bëj zbulime shkencore, nuk merrem me tendera”, ka deklaruar ai.

Zëvendës rektori Pashaj ka deklaruar se pas hetimit të SPAK, disa zyrtarë janë larguar nga puna, duke shtuar se edhe nëse do të jetë e ligjshme angazhimi në tendera, pas kësaj nuk do të pranojnë të merren.

“Që kur filloi hetimi i SPAK disa u larguan nga puna dhe me këtë që po ndodh edhe po të jetë ligjore nuk do angazhohemi më tendera. Kjo do të thotë se në institucionet e kërkimit shkencor të pezullohet puna”, tha ai.

Nga ana tjetër zëvendës rektorja Romina Koto ka deklaruar: unë kam dhënë idenë e dixhitalizimit të laboratorëve që në çdo kohë të kishte akses, dhe vetëm se dhashë këtë ide jam këtu. Për këtë inovacion, pa bërë asnjë veprim u vendosa nën hetim.

Avokati i saj, pasi mbaroi përfaqësimin, tregoi se kishin më shumë se një vit nën hetime.

“Kemi ardhur sa herë na kanë thirrur dhe kjo zonjë, është fortlumturisht e martuar për shkak se është bashkëshortja ime”, tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANAIR PUNE PËR EMIGRANTËT NË ATHINË/ Rama: Do ta thyejmë stereotipin se pagat në Shqipëri janë të ulëta
Previous article GJESTI HIDHET NGA MURI, LË SHTËPNË/ Produksioni fsheh ngjarjen dhe fik mikrofonat

s.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT