Aktori i humori Gazmend Paja u paraqit këtë të enjte në SPAK. Qëndrimi i tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte tepër i shkurtër, ndërsa Paja iu përgjigj me humor interesit të gazetarëve në dalje.
I pyetur nëse në Prokurorinë e Posaçme ka shkuar si aktor apo si investitor strategjik, Paja tha:
“Jo, ishim ulur me prokurorin në një kafe dhe padashje mori celularin tim. Ja solla të tijin dhe mora timin.”
I pyetur se cili prokuror e ka marrë në pyetje, aktori tha: “Nuk ia di emrin, ishte rastësi”.
Nje nga gazetaret e afert me prokurorin Olsi Dado nga ata qe “shpallin” listat e te thirrueve ne SPAK, eshte ankuar pse Paja nuk eshte filmuar nga media dy dite me pare dhe me sa duket prokurori ka gjetur nje menyre ta therras perseri qe ta filmojne mediat. Aktori eshte marre ne pyetje pse e ka shkembyer shtepine tek Kodra e Diellit 1 me nje shtepi tjeter tek Kodra e Diellit 2.


