Dhuna mbetet një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, dhe ajo që e bën më problematike këtë çështje është përhapja tek të rinjtë.
Një video është publikuar nga disa të rinj, në rrjetin social TikTok, ku disa bashkëmoshatar dhunojnë barbarisht një adoleshent me shkelma e shkopinj.
Nga pamjet e vendit përreth, kuptohet se sherri ka ndodhur në Ksamil, pranë plazhit në zonën e njohur si ‘Tre Ishujve”, por nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të tanishëm, apo ka ndodhur kohë më parë, pavarësisht se të gjithë adoleshentët shihen të veshur me bluza dhe xhupa, që lë të kuptohet se pamjet janë aktuale.
Akoma nuk ka psur një reagim nga Policia e Sarandës në lidhje me këtë ngjarje shumë të rëndë.


