• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Në shtëpinë ku u gjet e vdekur nëna e peshëngritësit Pirro Dhima
Home
Sociale

PAMJET/ Në shtëpinë ku u gjet e vdekur nëna e peshëngritësit Pirro Dhima

1 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima është gjetur të enjten e vdekur në banesën e saj. Policia njoftoi se Lefteria Dhima, 75 vjeçe, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh.,  75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak”, njoftoi policia.

Dyshimet kryesore janë që 75-vjeçarja të ketë humbur jetën 3-4 ditë më parë, por është gjetur e pajetë vetëm një ditë më parë. E  ndjera ishte nëna e Pirro Dhimës, i cili në vitin 1991 emigroi drejt Greqisë dhe u bë një nga sportistët më të njohur grek. Ai fitoi disa medalja të arta si peshëngritës në Lojërat Olimpike.

Pas lënies së peshëngritjes, Dhima u bë President i Federatës së Peshëngritjes në Greqi, më pas deputet i PASOK në parlamentin grek dhe së fundmi drejtor teknik i peshëngritësve në SHBA ku edhe jeton.

Megjithatë, emri i Dhimës ka hasur shumë kundërshtime në radhët e sportdashësve shqiptarë. Fakti që la Shqipërinë për Greqinë, bëri që të përflitej shumë, madje në ndeshjen Shqipëri-Greqi, tifozët vunë një banderolë të madhe me sloganin: “Pirro tradhtar, ne jemi shqiptar”.

Banderola i referohej një deklarate ku dyshohej se Pirro Dhima kishte mohuar origjinën, por ai më vonë ka thënë se nuk e ka bërë kurrë atë deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKRETIMET/ Besiana Kadare emërohet ambasadore në UNESCO, Ferit Hoxha rikthehet në OKB
Previous article PËRPLASJET NË PD/ Flutura Açka: Cilit Berishë t’i besoj? Po më del tjetër nga ai që unë njihja më parë…

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT