• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Momenti kur Lefter Zhidru nxjerr kokën në ballkon para se të vritej nga RENEA
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Momenti kur Lefter Zhidru nxjerr kokën në ballkon para se të vritej nga RENEA

25 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ky është momenti kur Lefter Zhidru nxjerr një kallëp tritoli nga ballkoni i banesës së tij, që fatmirësisht nuk shpërtheu. Në këto pamje të siguruara nga gazetari i tvklan.al, Spartak Koka,71-vjeçari shihet teksa i përkulur nxjerr kokën nga perdja e ballkonit dhe hedh lëndën eksplozive. Teksa bënte këtë veprim, i moshuari i bërtiste policisë se “nuk ishte i çmendur”.

Pamjet u filmuan pak kohë përpara se ai të ekzekutohej nga autoritetet policore.

Më herët, tvklan.al solli edhe pamjet brenda shtëpisë së 71-vjeçarit, i cili një ditë më parë terrorizoi Elbasanin. Shtëpia në lagjen 11 Nëntori, i përngjan një skene që duket e shkëputur nga një film aksion.

Vrimat në mur si pasojë e të shtënave me armë janë të dukshme thuajse në çdo cep të banesës, ndërsa në vendin ku u ekzekutua, shenjat e gjakut janë ende të freskëta.

71-vjeçari Lefter Zhidru u ekzekutua pas rreth 5 orësh rezistencë.

Aksioni i RENEA-s për të ndërhyrë brenda banesës ndodhi orës 18:00. Forcat speciale shpërthyen me eksploziv derën kryesore të apartamentit dhe më pas hodhën gaz lotsjellës dhe tymuese.

71-vjeçari qëlloi me armë gjatë këtij momenti, ndërsa RENEA u kundërpërgjigj. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Lefter Zhidru.

Brenda banesës së 71-vjeçarit, RENEA gjeti sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe tritol të lidhura me fitil zjarrpërcjellës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM SHKUAR NË NJË MOMENT..."/ Immobile zgjedh fituesin e "Topit të Artë" dhe zbulon arsyen pse dështoi me Klopp
Previous article "TË GJITHË MË TRAJTOJNË SHUMË MIRË"/ Aubameyang: Dy gjëra më kanë bindur të qëndroj tek Arsenal

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT