• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Iu hynë në shtëpi të maskuar 4 ditë pasi i grabitën, policia e Durrësit: E keni bërë vetë
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Iu hynë në shtëpi të maskuar 4 ditë pasi i grabitën, policia e Durrësit: E keni bërë vetë

10 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni “Stop” ka shkuar në Durrës, pasi në datën 21 Janar, në lagjen nr. 17 ka ndodhur një grabitje. Qytetarja me shtetësi italiane tregon se rreth orës 7 i kanë hyrë disa persona në shtëpi të maskuar, të cilët i kanë vjedhur kasafortën dhe florinj. Ata janë larguar, por i kanë kapur kamerat pasi në një moment, dikujt i bie maska.

Qytetarja: Jam një shtetase italiane që jetoj këtu në Durrës sëbashku me familjen time. Me datë 21 Janar ka ndodhur që kanë hyrë dy persona në shtëpi. Kamerat i kanë kapur të gjithë filmimet.

Gazetarja: Në datën 21 Janar ju nuk keni qenë në shtëpi apo jo?

Qytetarja: Jo, nuk kemi qenë në shtëpi fare, asnjëri nga ne. Domethënë, ne nga ora 6 kemi dalë, kamerat kanë kapur që nga ora 7 kanë hyrë 2 persona…

Gazetarja: Këto 2 persona, kanë qenë me maska apo?

Qytetarja: Kanë qenë me kapuç dhe me maskë kovidi. Njëri nga ata, duke hipur nga avllia, u është zbuluar fytyra dhe duket pamja.

Gazetarja: Dhe këto dy persona kanë hyrë në shtëpi dhe kanë grabitur shtëpinë tuaj, apo jo?

Qytetarja: Po, sepse kemi dhe një kamerë brenda në shtëpi, tek koridori dhe duket se çfarë kanë bërë brenda. Janë futur pastaj tek dhoma jonë dhe normalisht na kanë bërë dëm.

Gazetarja: Ju kanë vjedhur çfarë?

Qytetarja: Kanë marrë kasafortën me vete, të gjithë floririn, kanë kontrolluar gjithandej, sirtarët i kanë hequr. Pastaj të nesërmen, burri ka shkuar tek Policia. Duket një makinë që ndalon para derës tonë, duket targa. Kanë gjetur personat që e kanë atë makinën, por nuk kanë bërë asgjë. As nuk kanë vendosur një roje të na sigurojnë sepse ne kemi dhe 2 fëmijë të vegjël.

Gruaja thotë se kanë bërë kallëzim dhe nuk është bërë asgjë dhe pse janë targat e makinave dhe fytyra është e identifikueshme. 4 ditë më vonë, grabitësit u futën sërish në shtëpi, por këtë herë nuk gjetën gjë. Këtë herë policia i kishte akuzuar familjarët se e kishin bërë vetë. Denoncuesja thotë se ndjehen të rrezikuar.

Qytetarja: Pas 4 ditëve që ndodhi, herën e parë na hynë prapë nga dritarja e dhomës. Aty nuk kanë marrë asgjë sepse nuk kishin çfarë të merrnin. Nuk e di nëse janë të njëjtit persona apo të tjerë…

Gazetarja: Por përsëri, jeta juaj është vendosur në rrezik?

Qytetarja: Po, dhe përsëri policia nuk ka bërë asnjë gjë dhe herën e dytë as nuk na kanë besuar sepse kanë thënë “e keni bërë ju vetë”. Kanë thënë që duhet të presim sepse materialet janë dërguar në prokurori…

Gazetarja: Kjo përgjigje ka qenë pasi kanë hyrë personat herën e dytë?

Qytetarja: Po, mua më çudit me targën e makinës dhe nuk kanë bërë asgjë. Tani ne na duhet të presim që të na hyjnë herën e tretë në shtëpi që mund të më bëjnë ndonjë gjë sepse kështu i bie që ne jemi në rrezik çdo ditë.

Në komisariatin e policisë i thonë se materialet i kanë kaluar prokurorisë.

Punonjësi: Kanë shkuar në prokurori. Presin vetëm prokurorin. Prokuroria vazhdon. Kanë shkuar të nesërmen. Në 21 e ke bërë, në 22 kanë shkuar në prokurori ato. Nuk i mban asnjë sekondë më këtu.

Denoncuesja: Ngaqë ka ndodhur brenda një jave dy herë, jemi…

Punonjësi: Për çdo gjë do njoftoheni.

OPGJ, i cili ka marrë çështjen, nuk ka marrë as dëshminë për këtë ngjarje.

Gazetarja: Alo! Përshëndetje! Si ia kalon?

OPGJ: Po!

Gazetarja: Do t’i drejtoheni me shkresë komisariatit dhe prokurorisë!

OPGJ: Për shkak të hetimit, nuk mund t’ju jap informacion.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AKUZUA PËR ABUZIM SEKSUAL/ Këngëtari i njohur zbulon mesazhet: Nuk mund të luash me jetën time
Previous article PAMJET E SHOKUESE/ Rusët sulmojnë qendrën kërkimorë me reaktorë bërthamore në Ukrainë, frikë nga rrezatimi

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT