Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjete sociale.
Në të është fiksuar momenti, kur 52-vjeçarja kroate, Nevenka Margeta, u rrah brutalisht nga një person i panjohur. Gruaja ka në pronësi një restorant, e aty, personi i panjohur u fut dhe kërkoi një gotë ujë.
Duke qenë se restoranti nuk ishte hapur ende, gruaja, nuk ia ofroi këtë shërbim.
“Refuzimin”, i riu nuk e ka pritur shumë mirë, pasi brutalisht ka goditur me shishe në kokë 52-vjeçaren dhe ka nisur ta grushtojë në pjesët e trupit.


