• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PAKETA FISKALE PËR VITIN E ARDHSHËM/ Studiohet mundësia e uljes së tatimit mbi dividentin
Home
Ekonomi
Portret

PAKETA FISKALE PËR VITIN E ARDHSHËM/ Studiohet mundësia e uljes së tatimit mbi dividentin

26 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndonëse drafti nuk është bërë publik, ndryshimi kryesor është ulja e tatimit mbi dividentin. Aktualisht, norma e tatimit mbi dividentin është 15 për qind. Propozimi i qeverisë në paketën e re fiskale është që kjo taksë të zbresë në një nivel më të ulët.

Aktualisht po shqyrtohen dy variante. I pari është ai që tatimi mbi dividentin të zbresë në 8 për qind, ndërsa varianti i dytë parashikon uljen e kësaj takse në shkallën 10 për qind. Varianti final pritet të zyrtarizohet nga vet kryeministri, gjatë ditëve në vijim kur paketa të bëhet publike.

Ulja e tatimit mbi dividentin lehtëson barrën e taksave, kryesisht për bizneset e mëdha. Por, qeveria e cilëson atë si një masë kompensuese, që pason uljen e taksave për biznesin e vogël, e cila u votua pak kohë më parë.

Përmes një pakete të miratuar në mes të këtij viti, por që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria e uli me tri herë tatimfitimin për bizneset e vogla dhe të mesme, me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë në vit. Për këto biznese, shkalla e tatimfitimit është 15 për qind. Por, sipas paketës së miratuar në mes të vitit, nga 1 janari i vitit të ardhshëm ai do të ulet në 5 për qind, një masë nga e cila sipas qeverisë përfitojnë mbi 10 mijë biznese të vogla dhe të mesme.

Të dyja lëvizjet e fundit përbëjnë një kthesë jo të vogël në politikën fiskale të qeverisë. Në vitin 2014, kur sapo erdhi në pushtet, Qeveria “Rama” rriti si tatimfitimin, ashtu dhe dividentin; nga 10 për qind që ishin në 15 për qind; ndërsa tani, të dyja këto taksa ulen gati në nivelet ku ishin. Por, a është kjo një “mea culpa” dhe një pendesë për politikën tatimore të ndjekur deri më tani?

Qeveria pretendon që jo. Sipas saj, në vitin 2014 rritja e taksave ishte e detyrueshme për të mos lejuar falimentimin e shtetit, ndërsa tani financat publike janë stabilizuar dhe buxheti ka mundësi për të lehtësuar barrën e biznesit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Aksident në Qafë Kashar. Makina del nga rruga dhe përfundon në...(FOTOT)
Previous article MBYLLEN 350 VENDE PUNE/ Shqipëria i "rrëmben" Serbisë kompaninë e njohur koreano-jugore

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT