• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA/ Balla nga Fieri: Qasje të ashpër për veprat penale që rrezikojnë nxënësit
Home
Politikë

PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA/ Balla nga Fieri: Qasje të ashpër për veprat penale që rrezikojnë nxënësit

2 September, 2023 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot takime në shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa” e shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ku prezantoi detaje nga Paketa e re e Sigurisë në Shkolla.

Ministri e vuri theksin në domosdoshmërinë e krijimit të Taks Forcave në çdo qark në këtë funksion, që do të kryesohen nga Prefekti. Qëllimi është bashkërendimi i masave që merren nga institucionet në nivel vendor, nisur nga Policia e Shtetit, ajo bashkiake, AKU apo Inspektorati Shtetëror Shëndetësor e IKMT.

Ministri tha se Paketa e Sigurisë parashikon një qasje të re më të ashpër penale, referuar veprave penale që rrezikojnë sigurinë e nxënësve.

Përgjegjësia jonë nuk është thjeshtë dhe vetëm brenda oborrit, sepse gati në 99% të rasteve nuk na ndodh gjë brenda oborreve të shkollës, problemet na ndodhin tek zonat përreth. Kemi bërë një ndërveprim të gjithë institucioneve, ku natyrshëm Policia e Shtetit do të marrë një rol të ri, krahasuar me atë që ka patur. Ne do shkojmë në Kuvend për të kërkuar që për veprat penalë që ndodhin rreth këtij perimetri të ketë dënime më të ashpra, për të shkuar ndoshta dhe dyfish, p.sh. një person që shpërndan lëndë narkotike brenda këtij perimetri, dënohet më ashpër. Është një model i konsoliduar marrë nga vende me siguri të konsoliduar, një model të tillë është në Shtetet e Bashkuara. Brenda këtij perimetri të rritim fuqinë tonë parandaluese”, tha ministri.

Ai shtoi se nxënësit e të rinjtë duhet të kenë ndjenjën e besimit tek Policia e Shtetit.

Një ditë më parë, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sporteve, ministri Balla prezantoi Paketën e plotë të Sigurisë në Shkolla, përmes angazhimit të shumë strukturave synohet të garantohet një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore.

Paketa përmban masa për sigurinë publike, sigurinë rrugore, atë ushqimore, higjienën dhe sigurinë urbane, ku një rol kyç do ta luajnë oficerët e sigurisë në shkolla dhe padiskutim, kontributi i çdo prindi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA BASHKËJETESA/ Kiara Tito shtatzënë? Luiz Ejlli mohoi thashethemet, por moderatoren e “tradhtoi”…
Previous article KUVENDI I PD-SË/ Basha i mori kompetencat e kryetarit të grupit, Bardhi reagon hidhur

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT