• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pabarazia po thellohet, rreth 33% e shqiptarëve kanë frikë, mendojnë se…
Home
Sociale

Pabarazia po thellohet, rreth 33% e shqiptarëve kanë frikë, mendojnë se…

13 July, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët mendojnë se kanë më shumë mundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë që ndihen edhe më të përjashtuarit në shoqëri për shkak të situatës sëtyre ekonomike.

Në Barometrin e Balkanit, të anketuarve iu drejtua pyetja:  Në çfarë mase ju bini dakord me deklaratat e mëposhtme: A -Disa njerëz ju shohin si inferior për shkak të situatës tuaj me tëardhurat; B – Unë mendoj se ka një rrezik për mua që të bie nëvarfëri; C – Ndihem i përjashtuar nga shoqëria.

 

33% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar që kanë frikë se mund tëbien në varfëri dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe shumë më e lartë sesa mesatarja rajonale prej 24%. Në Kosovë, kjo peshë është 26%, në Mal të Zi 21%, Maqedoni 27%, Bosnjë20%, Serbi 21%.

Sa më i varfër të jesh në Shqipëri, aq më shumë ndihesh dhe i nënçmuar nga shoqëria. 17% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se ndihen të përjashtuar nga shoqëria, sërish më e larta në rajon dhe 15% pohojnë se i shohin si inferior për shkak të situatës së tyre me të ardhurat dhe punën.

Për gjithë rajonin, raporti thekson se rreth 10% e të anketuarve e përshkruajnë veten si të përjashtuar nga ana sociale ndërsa pothuajse e njëjta përqindje mendon se njerëzit i shohin me inferioritet për shkak të të ardhurave të tyre ose situatës së punës. Pothuajse një e katërta (24%) e popullsisë rajonale ka frikë se mos bjerë në varfëri.

Në të tjera pyetje, 31% e shqiptarëve janë përgjigjur që nuk janëshumë të sigurt nëse do të arrijnë të mbajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshëm, sërish përqindja më e lartë në rajon.

85% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe tëvarfërve është rritur në ekonominë e tyre. Kjo është përqindja e dytëmë e lartë në rajon, pas Bosnjës (92%), ndërsa më e ulëta është nëKosovë (70%). Sipas raportit, përgjigjet në rajon janë nëkorrelacion me vetë vlerësimin e të anketuarve për statusin social- ata që e vlerësojnë statusin social si mbi mesataren ka shumë mëpak tëngjarë të perceptojnë që diferenca mes të varfërve dhe të pasurve po rritet (20% mendojnë se diferenca nuk po rritet), në tëkundërt me ata që e rendisin statusin e tyre nën mesataren (94% mendojnë se diferenca është rritur).

33% e shqiptarëve mendojnë se ata kanë një status ekonomik-social, që është nën mesataren, të parët në Ballkan së bashku me serbët.61% e tyre mendojnë se jetojnë në nivelin mesatar, ashtu si shumica e popullsisë, përqindje që është më e ulëta në rajon. Vetëm 5% kanëpohuar se jetojnë mbi mesataren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM NE MEDIA/ Bagazhet e shqiptarit i lënë gojëhapur doganierët gjermanë, me çfarë e kishte mbushur... (VIDEO)
Previous article Trupat siriane fitojnë kontrollin e zonës prej nga ku filloi konflikti në Siri

k.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT