Mbrëmjen e 21 qershorit, roja bregdetare e Otrantos ka zbuluar një varkë të vogël me anë të radarit.
Sipas mediave italiane, në bord nuk kishte asnjë person por vetëm dy dengje me marihuanë që peshonin 37 kg.
Në anije nuk kishte as timon, gjithçka vihej në lëvizje me një elikë të vogël të pozicionuar jashtë bordit dhe të mbrojtur me një rrjetë metalike.
Mediat italiane bëjnë me dije se nga të dhënat e fundit dyshohet se kjo anije, ditët e fundit ishte parë në zonën e Durrësit në Shqipëri.





