• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ORGANIZOI VRASJEN E BASHKËSHORTES/ Flet babai i Naim Murselit: Po ta dija unë, sot djali im nuk do të ishte gjallë…
Home
Rajon

ORGANIZOI VRASJEN E BASHKËSHORTES/ Flet babai i Naim Murselit: Po ta dija unë, sot djali im nuk do të ishte gjallë…

4 December, 2023 s.autor Breaking News, Rajon

‘Liridonën e kemi dash më shumë se fëmijët e mi’ shprehet babai i Naim Murselit, i arrestuar pasi organizoi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademit duke paguar vrasësin, ngjarje kjo që ka tronditur Kosovën.

Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.

I përlotur, thotë se nuk ka pasur shumë informacion. Ai tha se nëse do ta kishte ditur se e ka bërë djali i tij, do të ishte hakmarrë vetë me djalin e tij dhe nuk do ta kishte lënë gjallë.

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova. Ka qenë agresiv Naimi kur kemi shkuar tek varrezat. Naimi si ka lënë mediat. Unë i thash ejani, pasi kur është ngjarje nuk din. I thash jeni të lirë. Ai më refuzoi!

Unë këtu me njerëz, kam shkuar brenda! Ai kur është arrestuar, unë se kam ditur dhe ishim brenda në shtëpi. Erdhi policia e na thanë jemi duke bastisur dhomën e Naimit. Nuk kam komunikuar me Naimin, as me avokat. Jam shumë i tronditur pasi Liridonën e kam dashur më shumë se vajzat e mia. Policët kontrolluan dhe nuk gjetën gjë. Zotëri më tha polici me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme, se Naimi është kryesi i veprës. Aty jam tronditur, me ma dhënë krejt botën nuk e kisha besuar se djali im do ta bënte atë gjes. Ia kam lënë drejtësisë. Po ta dija se e ka bërë djali im isha hakmarrë vetë me djalin tim, ai nuk do të ishte gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë.’- tha ai.

Ai tregoi se fëmijët akoma nuk e dinë se nëna e tyre ka vdekur.

‘Fëmijët nuk e dinë se nëna ka vdekur. Nuk kemi forcë, pasi kanë qenë shumë të lidhur.’- tha ai.

I pyetur nëse ka komunikuar me familjen e Liridonës, ai tha se nuk ka fytyrë që tu dalë para.

‘Ne me familjen e Liridonës jemi prej 50 vitesh, jemi miq. Nuk kam pasur fytyrë tu dal përballë. U kam dërguar një mesazh nëse mund të marr pjesë ne rivarrim. Nuk me kanë pranuar. E kuptoj. Unë jam me ata nuk jam me Naimin.’- tha ai për Nacionalen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET DINAMIKA E PLOTË/ Klodiana Lala zbulon detaje nga krimi makabër në Kosovë: Liridona dinte diçka të errët për Naimin...
Previous article E RËNDË NË ELBASAN/ 45-vjeçari rrëzohet duke punuar në firmën e përpunimit të hidrokarbureve, dërgohet në spital

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT