• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ORGANIZOI LOJRA FATI/ Pranga një personi, procedohet pronari i lokalit tek bulevardi ”Ramush Haradinaj” në Kamzë
Home
Aktualitet
Kronikë

ORGANIZOI LOJRA FATI/ Pranga një personi, procedohet pronari i lokalit tek bulevardi ”Ramush Haradinaj” në Kamzë

21 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një pronar lokali është proceduar dhe një tjetër është arrestuar në Kamzë pasi organizonin lojëra fati të kundraligjishme.

24- vjeçari B.J, ra në pranga pasi po e ushtronte aktivitetin e paligjshëm, kurse pronari 25-vjeçar kishte lejuar që në ambientet e lokalit të ushtrohej aktiviteti.

Por ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, pronarit të lokaliu iu gjet dhe municion luftarak.
Lokali në fjalë ndodhet tek bulevardi ”Ramush Haradinaj” në Kamzë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë
Goditet një tjetër rast i organizmit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht pronari i lokalit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në bulevardin “Ramush Haradinaj” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit.
Si rezultat i kontrollit u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi B. J., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe pronari i lokalit, shtetasi O. D. (R)., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe “Mbajtja pa leje e municionit “, pasi ky shtetas kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për organizimin e lotarive të palejuara, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË POLIÇAN/ Infektohen 4 mësuesë të një shkolle 9-vjeçare, pozitiv dhe një polic i Beratit
Previous article RRITJA E TË INFEKTUARVE/ Covid 19 “futet” në shkolla e gjimnaze. Ja rastet në Vlorë, Gjirokastër e Bulqizë

s.autor

Postime të ngjashme

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

"POLICIA KA DHUNUAR PROTESTUESIN E ARRESTUAR ME EPILEPSI"/ Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime... Aktualitet

"POLICIA KA DHUNUAR PROTESTUESIN E ARRESTUAR ME EPILEPSI"/ Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime...

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT