• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 NË POLIÇAN/ Infektohen 4 mësuesë të një shkolle 9-vjeçare, pozitiv dhe një polic i Beratit
Home
Sociale

COVID-19 NË POLIÇAN/ Infektohen 4 mësuesë të një shkolle 9-vjeçare, pozitiv dhe një polic i Beratit

21 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan kanë rezultuar të infektuar me Coronavirus. Mësuesit udhëtonin të gjithë së bashku në të njëjtin automjet për të shkuar në punë drejt fshatit Mbrakull dhe ditën që kanë shfaqur edhe shenjat e para të sëmundjes kanë qënë në punë.

Pas kryerjes së tamponit ata kanë rezultuar të katërt “pozitivë”. Menjëherë pas kësaj,mësuesit janë karantinuar,ndërkohë që janë karantinuar edhe disa kolegë të tyre që rezultojnë të jenë kontakte të afërta me ta si dhe disa nxënës. “Pozitiv” me SarsCov-2 është konfirmuar edhe një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Polici rrugor mësohet se ka qënë duke patrrulluar deri dy ditë më parë,kur edhe ka kryer “tamponin”,pasi kishte pasur temperaturë të lartë dhe kollë. Ai është karantinuar dhe bashkë me të janë karantinuar edhe kolegët e tij të shërbimeve të turnit.

Tamponët “pozitiv” të efektivit të policisë dhe mësuesve kanë mbërritur pasditen e djeshme pranë DSHP Berat,së bashku edhe me tamponet e 5 shtetasve të tjerë të infektuar në Berat e Kuçovë,që rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme. Burimet zyrtare pranë Inspektoriatit të Higjenës dhe DSHP Berat bëjnë me dije se,është kryer dezinfektimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan,ku edhe janë mbyllur përkohësisht disa klasa.

Të njëjtat burime konfirmojnë se,është kryer edhe dezinfektimi i disa ambjenteve në DPV Berat,ndërkohë që mjekët epidemiologë janë duke kryer edhe hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit të personave të infektuar me Covid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Shoku Enver më informoi për kritikat e rrepta”, prapaskenat e përplasjes së Enverit me Ballukun në ditarin e Hysni Kapos: Ka njollosur...
Previous article ORGANIZOI LOJRA FATI/ Pranga një personi, procedohet pronari i lokalit tek bulevardi ”Ramush Haradinaj” në Kamzë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT