• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ORËT E FUNDIT PARA PROTESTËS/ Vasili: Të gjithë bashkë kundër derrave të qeverisë!
Home
Shqipëri

ORËT E FUNDIT PARA PROTESTËS/ Vasili: Të gjithë bashkë kundër derrave të qeverisë!

26 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga protesta, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen nesër opozitës.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili pohon se të gjithë duhet të bëhen bashkë kundër atyre që kanë zaptuar qeverinë dhe nuk bëjnë asgjë.

MESAZHI I VASILIT
Te gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë.
Në 27 janar protestojmë kundër varfërisë.
Kundër atyre, që u bëjnë presion të varfërve me bukën e gojës.
Kundër atyre, që kanë zaptuar qeverinë e nuk bëjnë asgjë, por grabisin paratë e shqiptarëve me koncesione e tendera.
Ata, që lenë naftëtarët pa bukë dhe tallen me hallin e tyre, që lenë mijëra të rinj rrugëve pa punë e pa shpresë, që i detyrojnë mijëra gra e burra të Shqipërisë të braktisin këtë vend të bekuar dhe të enden në mëshirë të fatit në dhe’ të huaj.
Ata, që me arrogancën e derrave të kenaqur e të panginjur e shkretuan këtë vend dhe ua bënë dhuratë një dore oligarkësh.
Protestojmë, që ilaçet dhe jeta që janë e drejtë e çdo qytetari të mos shndërrohen në sevap të një kryeministri mizor e të pashpirt.
Protestojmë, që arsimi publik të mos jetë shfrytëzuesi pa mëshirë i studentëve dhe familjeve të varfra, duke u rrëmbyer edhe lekun e fundit për t’ia dhuruar privatëve.
Protestojmë, që drejtësia të jetë njëlloj për të gjithë dhe jo një drejtësi që fal kryeministrin dhe burgos të varfëritë derisa lenë dhe jetën burgjeve.
Protestojmë qe policia te luftoje kriminelet e trafikantet dhe jo protestuesit e thjeshte.
Protestojmë kundër atyre qe mbushen shkollat e fëmijëve me droge.
Protestojmë kundër kryeministrit, që mbush me plehra Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi rrëfehet: “Nuk i kam problem rrotacionet”
Previous article ÇFARË PO NDODH? Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës. Fillon zëvëndësimi i... PALMAVE! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT