Ka nisur zëvendësimi i palmave përgjatë autostradës Tiranë – Durrës, me pisha të buta ashtu siç ishte parashikuar pas miratimit të projekt vendimit nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës.
Punimet në rrugë kanë sjellë jo pak probleme në qarkullimin rrugor, ku siç shiet edhe nga fotot e siguruara nga “Panorama” ka sjellë një trafik të rënduar.
Kujtojmë që Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar projektvendimin për zëvendësimin e palmave me pisha të buta përgjatë autostradës Tiranë-Durrës në nëntor të vitit 2017. Vendimi kaloi me 31 vota pro të maxhorancës, ndërsa këshilltarët e PD u larguan nga mbledhja para se të niste votimi i rendit të ditës.




