Një qytetar nga Mallakastra kishte mbetur i bllokuar me mjetin e tij tip furgon në aksin Levan-Mifol për shkak të përmbytjes së rrugës. Për orë të tëra shoferi ka mbetur mes ujit, pa mundur të gjente një rrugë shpëtimi. Është dashur ndërhyrja e forcave të ushtrisë por edhe forcave të mbërritura nga Kosova për të nxjerrë furgonin nga uji. Ato e kanë tërhequr me një kavo fugonin që me sa duket për shkak të lagështisë nuk ndizej më. Shoferi në një prononcim për mediat tha se kishte qëndruar për orë të tëra mes ujit, pa ditur ç’të bënte.


