• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Opozita që bëhet herë “talebane”, e herë “sovraniste” veç nga inati i Ramës
Home
Politikë

Opozita që bëhet herë “talebane”, e herë “sovraniste” veç nga inati i Ramës

15 August, 2021 F.autor Politikë

Nga Ylli PatA

Nëse ne do të kishim një opozitë normale në Shqipëri, menjëherë pas daljes së lajmit që SHBA po negocon me Tiranën zyrtare, për të strehuar një numër afganësh, që për shkak se kanë punuar me amerikanët rrezikojnë të vriten nga talebanët, do të duhet të kishin reaguar menjëherë.

Duke kërkuar që pa asnjë vonesë dhe menëjherë, Shqipëria të presë këto persona që mund të kthehen në mish për top i politikës ekstremiste që talebanët apo grupimet e tjera të Lindjes së Mesme, thjesht për të treguar karshillëk ndaj amerikanëve.

Çdo opozitë normale e një vendi anëtar të NATO-s, dhe partner sttrategjik i SHBA-së, këtë e bën pa vonesë. Nuk ka asnjë arsye, apo edhe një sentiment popullor në vend që të bllokojë një zhvillim human të tillë, i cili është jo pak, por shumë, edhe një manovër politike.

Megjithatë vektorë të ndryshmë të opozitës në vend, të cilët kanë lidhje direkte me qendra pushteti si: Berisha apo Meta, po përgatisin kundërshtimin, e kthimin në kauzë, të vendimit të qeverisë shqiptare për pritjen e një grupi afganësh, në rrezik nga talebanët.

Edi Rama, në reagimin e tij, theksonte se reagimet e “injorantëve” janë spontane, por sipas gjasave, “naiviteti” ishte fshehur në rreshta për të mos e treguar qartë gishtin drejtuar politikës.

Në fakt, këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të qartë të vektorëve të opozitës që është ndëshkuar nga SHBA, të cilët kërkojnë ta bëjnë kauzë çështjen e të kërcënuarve nga talebanët.

Megjithatë, një aleancë me talebanët e kësaj pjesë të politikës shqiptare, nuk se është fundi i botës, por realisht nuk ka bazë e mbështetje në publikun shqiptar. Përveçse mund të jetë një qoshe e margjinalizuar e të fiksuarve pas teorive të komplotit.

Po të shikosh reagimin e disa njerëzve pranë opozitës, për çështjen afgane, ata e konsiderojnë vendimin e qeverisë së Ramës për të pritur disa shtetas afganë, si “licensë për mbetur në pushtet gjatë”.  Këtë e thonë hapur në qasjet e tyre, por në fakt është kryekëput pa lidhje.

Sali Berisha, ka qenë kryeministri që u hapi rrugë ardhjes së muxhahidinëve iranianë në Shqipëri. Madje, mu për këtë veprim ai është i ftuar në çdo zijafet për Sulltan Novruz që bëhet në Manzë, ku flasin laj thaj: Berisha, Pandi Majko, Fatmir Mediu dhe Elona Gjebrea.

Mirëpo sapo humbi pushtetin në vitin 2013, njerëzit e Berishës, nisën të sulmojnë Edi Ramën, i cili nga 200 që mori Berisha, i mori të gjithë opozitarët iranian, rreth 2 mijë persona që ndodheshin në Kampin Ashfraf në Irak.

Madje Flamur Noka, i cili ishte ministër i Brendshëm kur priti opozitarët e parë të regjimit të ajatollahëve, thirri Edi Ramën në intepelancë, duke nxjerrë një kundërshtim të opozitës për këtë çështje.

Në prill 2016, pikërisht ditën që Rama nisi vizitë zyrtare në SHBA, Flamur Noka depozitoi shkresën në Kuvend, ku theksohej: “Nëse kanë aplikuar apo fituar statusin e refugjatit disa prej tyre, me çfarë dokumenti udhëtimi kanë shkuar në Francë, ku janë vendosur në kampin e ngritur atje?”.

Pikërisht kjo pikë rrezikoi të hapë telashe për muxhahedinët, pasi jo thjesht rrezikohej siguria e tyre, por siç ndodhi më vonë, ishte një rrugë nga ku Teherani do të sulmonte opozitarët e tij, madje nga Tirana në disa media që njihen me qëndrimin e tyre pro opozitës.

Këtu ka më shumë se një gjë që nuk shkon. Nga njëra anë Berisha, që duket se është referimi politik i kësaj pjese, është pro muxhahidinëve dhe flet madje edhe në manifestimet e tyre, kurse nga ana tjetër, ndodhin këto sulme prej vitesh ndaj muxhahidinëve, apo qasje që flasin për ardhje afrikanësh në masë që do të zëvendësojnë popullsinë shqiptare që ka lënë vendin, e gjithçfarë budallallëqesh të tjera.

Njësoj si reagimi për afganët. Çështja është në radhë të parë humanitare,  e më pas është politike.

Është humanitare, ngase flet për një strehim të një grupi të madh njerëzish që janë në rrezik shumë të madh nga talebanët. Rrezik vrasjeje, por edhe kërcënimi të familjarëve të tyre, pasi kanë punuar në organet e sigurisë së vendit, e janë në zotërim edhe të materialeve e informacioneve të klasifikuara. Ndaj edhe orientimi i lëvizjes së tyre nga SHBA ka logjikë, por edhe sens politik.

Është gjëja më normale në botë, që operacione të tilla të kthyhen me aleatë të afërt e të besueshëm. Shqipëria dhe Kosova, janë aleatë të afërt e të besueshëm, pasi marrëdhëniet tona janë tilla. SHBA, ka një bazë të rëndësishme ushtarake në Kosovë, si Bondstill e natyrisht, që natyrisht është edhe investim strategjik e jo thjesht militar.

E kësaj duhet shtuar, se vendi më i afërt e i besueshëm afër Lindjes së Mesme është Ballkani, pasi si Turqia, ashtu edhe vende të tjera, për shkaqe të ndryshme, edhe pse aleatë, nuk e kanë këtë potencial “intimiteti strategjik”.

Duhet shtuar, se dy vende të mëdha botërore, antagoniste me SHBA, si Rusia dhe Kina, kanë në Ballkan, baza të tilla strategjikë që kanë lidhje me Lindjen e Mesme.

Rusia, gjatë konfliktit në Siri, siç tashmë dihet, një pjesë të madhe të operacioneve i ka drejtuar nga “Qendra Humanitare e Nishit”, e cila nuk ishte gjë tjetër veçse një stacion spunazhi strategjik dhe komande për të gjitha operacionet.

Këtë natyrisht që e dijnë mirë të gjithë këto “strategët e gjeopolitikës”, të cilët gjatë konfliktit sirian, nëse e mbani mend, u bënë aleatë të Bashar Al Asadit, e madje edhe Iranit, vetëm për të kundërshtuar amerikanët. Ajo kohë ishte fiks periudha e miratimit të Reformës në Drejtësi.

E sot, kjo ka shkuar edhe më tej, ku po këto vektorë e kanë quajtur vendin një “regjim Rama-Basha”. Pra, kjo opozitë e stisur, bëhet edhe talebane, edhe ajatollahe, edhe raciste e ekstremiste, thjesht e sepse kërkon një kauzë për të mundur Edi Ramën.

Në fakt, gjëja më e thjeshtë në botë për të ndodhur: të heqin talebanët në krye, prej të cilëve ende frymëzohen e financohen, e gjithçka ndodh shpejt…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ilir Meta hesht për ardhjen e afganëve në Shqipëri! Rama, Basha e Berisha u shprehën pro, po Presidenti?!
Previous article "DUA TË LUAJ DHE NJË HERË NË SHQIPËRI”: Gerd Muller, historia e dashurisë së pamundur me punonjësen e Hotel "Dajti"-t

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT