• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OPOZITA I KA ZGJEDHUR HALLET E VETA”/ Veliaj: Në 30 qershor vendosim për të ardhmen e fëmijëve tanë
Home
Politikë

“OPOZITA I KA ZGJEDHUR HALLET E VETA”/ Veliaj: Në 30 qershor vendosim për të ardhmen e fëmijëve tanë

23 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit janë momenti ku qytetarët e Tiranës do të vendosin për të çuar përpara punët e mira që janë bërë në kryeqytet për fëmijët e tyre, duke filluar nga këndet e lojërave, çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me familjet e reja në kryeqytet, ku foli për punët e bëra dhe që i shërbejnë më së shumti të ardhmes së qytetit, si dhe projektet dhe idetë që do të zbatohen në 4 vitet e ardhshme me fokus sërish te fëmijët.

Ai u shpreh se për cilindo prind në Tiranë është e rëndësishme që në 30 qershor t’i bëjë një pyetje vetes nëse do të votojë për të ardhmen e fëmijëve, që punët e mira të vazhdojnë edhe 4 vjeçarin tjetër, apo do të qëndrojnë në shtëpi duke menduar për hallet e politikanëve dhe drejtuesve të partive.

“Dua t’ju garantoj se në Tiranë s’do të kemi asnjë problem, për ne 30 qershori do të jetë një ditë feste, ku me fëmijët për dore do vendosim se kush punon për fëmijët, kush punon për të ardhmen dhe kush do të na mbajë peng në të kaluarën. Nuk dua t’ju flas për fushatë sepse besoj se në Tiranë fokusi tek fëmijët ka qenë fushata më e mirë që kemi bërë në këto 4 vjet. Por, ajo që dua nga ju është që, kur të shkoni te këndi i lodrave, se zakonisht aty shkojnë edhe prindërit me kasketë që protestuan kundër ndërtimit të këndit, t’u thoni hiqeni kasketën, nuk ka nevojë të fshiheni, të gjithë bëjmë gabime, ajo që ka rëndësi është që të mos mendojmë më për shefat e partisë, por të mendojmë pak më shumë për fëmijët”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se zgjedhja është e qartë, pasi politikanët që sot kërkojnë ta mbajnë peng vendin i kanë zgjidhur hallet e fëmijëve të tyre. “Nëse përgjigja është që nuk do të jetojmë për 30 vitet e kaluara, por për 30 vitet e ardhshme, besoj se zgjidhja është e qartë. Ndaj, dua që të flisni me të gjithë, t’u themi kjo çështje është për fëmijët tanë që do të rriten këtu, që shkojnë në këto çerdhe, në këto kopshte, jo për fëmijët e atyre që i kanë çuar jashtë dhe që i kanë zgjidhur këto punë; politikanët i kanë zgjidhur këto muhabete, fëmijët e tyre i kanë bërë edhe me pasaporta të huaja, i kanë çuar edhe me shtëpi jashtë, me shkollim jashtë, por pyetja është për ne të tjerët që kemi vendosur të jetojmë këtu: Do ta bëjmë këtë vend apo do të zihemi me njëri-tjetrin për politikanët që i kanë zgjidhur hallet e tyre?”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se protesta e fundit e opozitës tregoi më së miri se sa u dhimben drejtuesve të opozitës fëmijët e shqiptarëve. Sipas tij, drejtuesit e opozitës sa herë që organizojnë protesta të dhunshme përdorin fëmijët e shqiptarëve të thjeshtë, ndërsa kur vendosin që protesta do jetë paqësore marrin me vete fëmijët e tyre. “E keni vënë re kur protestat janë të dhunshme, vënë kalamajtë e shqiptarëve, kur protestat janë paqësore marrin kalamajtë e tyre. Kështu që, vetëm ky shpjegim ju tregon se kalamajtë tanë janë mish për top, jepu dinamit, jepu fishekzjarr, jepu Molotov, edhe t’i bien qeverisë, ndërkohë që kur vjen puna tek kalamajtë e tyre nuk rrezikojnë. Tani unë them më qartë se kaq nuk na ka folur kurrë politika”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Majlinda Kelmendi, e arta shqiptare në Olimpin e Europës
Previous article 30 QERSHORI/ Artisti 30 vjeçar kandidon për Kryebashkiak: Projektet që do t’i ngrejnë kokën lart Kolonjës, nga agroturizmi te...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT