• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Artisti 30 vjeçar kandidon për Kryebashkiak: Projektet që do t’i ngrejnë kokën lart Kolonjës, nga agroturizmi te…
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Artisti 30 vjeçar kandidon për Kryebashkiak: Projektet që do t’i ngrejnë kokën lart Kolonjës, nga agroturizmi te…

23 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

“Kam privilegjin të jem Kolonjar dhe pata privilegjin e dytë nga PS të përfaqësoj qytetin tim të lindjes. Kolonja ka resurse të jashtëzakonshme në aspektin e agroturizimit, turzmit malor që duhen shfrytëzuar më shumë. Në planet e mia të para janë ndërhyrje në politika nxitjeje dhe promovimi të bujtinave dhe agroturizmit”.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për ERTV, kandidati i partisë socialiste për Kolonjën, Erion Isai, nga qyteti i Kolonjës, ku ka folur për projektet zhvillimore që ai do të ndjekë gjatë katër vjeçarit të ardhshëm si kryebashkiak.

“Unë do të realizoj subvencionimin dhe mbështetjen me kredi të buta për të gjitha bujtinat që do të sjellin pranë bashkisë fazën e parë të projekteve të fituara nga Ministria e Bujqësisë. Ne do të japim kredi të buta për agroturizmin në fazën e parë të fitimit për bujtina dhe agroturizëm. Ne do të jemi sitemi rregullator për kredi me përqindje të buta interesi. Për 3 vitet e para do të subvencionojmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit në agriturizëm për të nxitur vetëpunësimin dhe ngritur një sistem të drejtë që suporton njerëzit”, tha Isai.

“Objektiv tjetër është ngritja e një marketi të zajreve, do të nxisim vetëpunësimin përmes prodhimeve bio të zonës. Do të subvencionojmë zonjat për marketimin dhe amballazhimin e produkteve bio duke ngritur një system rregullator të grumbullimit dhe shitjes së këtyre produkteve”, shtoi.

Isai u ndal edhe te projektet infrastrukturore, të domosdoshme për zhvillimin turistik të zonës dhe për ndërlidhjen më të mirë të njësive.

“Imediate për Koloonjën është vijimi i lotit të dytë të rrugës nacionale Korçë – Ersekë. Kemi marrë një investim të jashtëzakonshëm si ujësjellësi i qytetit për 24 orë. Do të dalim me një projekt për lidhjen e Ersekës, Leskovikut, me synim lidhjen e pikave turstike të Gërmenjit dhe Shelegurit, dhe më pas të ujërave termale të Leskovikut”, tha kandidati socialist.

Isai e vendosi theksin te zhvillimi i fshatrave që për vite me rradhë janë administruar nga Partia Demokratike, e cila i ka lënë ato në prapambetje të plotë.

“Në Kolonjë kemi trashëguar 6 njësi administrative që për 28 vite janë qeverisur nga PD, dhe aty investimet kanë qënë zero, a thua se janë zona të prapambetura ku nuk bëhet fjalë për ujësjellësa, e as për kanale vaditëse. Do të investojmë aty në kanalet vaditëse. Brenda dy viteve, deri në fushatën e 2021 kemi marrë angazhimin që fjala ujësjellës duhet të jetë zero. Në mendimin tim të administrimit të bashkisë, mendoj që qyteti i Ersekës dhe Leskovikut, të jenë hapësira dinjitoze jetese, por edhe të zhvillohet biznesi i agroturizmit. Ne do të ngrejmë agjencinë e shërbimeve publike që këtu mungon. Me këtë agjenci do të ndërhyjmë në qendrat e fshatrave kryesorë të Kolonjës, janë 6 fshatra që vizitohen shumë dhe ne do i bëjmë dinjitoze si hapësira”, tha Isai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OPOZITA I KA ZGJEDHUR HALLET E VETA"/ Veliaj: Në 30 qershor vendosim për të ardhmen e fëmijëve tanë
Previous article “MAKINA U KTHYE NË HEKURISHTE"/ Vdes tragjikisht shqiptari, plagoset rëndë një tjetër. Dalin detajet e para (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT