• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“OPERACIONI ZGJATI 8 ORË, ISHTE SHUMË I VËSHTIRË”/ Kirurgu shqiptar që kreu transplantin e mushkërive: Pacientja ishte me COVID
Home
Aktualitet
Kronikë

“OPERACIONI ZGJATI 8 ORË, ISHTE SHUMË I VËSHTIRË”/ Kirurgu shqiptar që kreu transplantin e mushkërive: Pacientja ishte me COVID

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kirurgu Kristo Papa, i cili pak ditë më parë arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, kur transplantoi plotësisht mushkëritë e një pacienteje me Covid-19, foli nga Londra në Dita Jonë, në A2 ku dha më shumë detaje mbi këtë arritje.

“Me ekipin që unë punoj, realizuam një operacion mjaft të vështirë. Operacioni zgjati rreth 8 orë. Ka qenë një operacion mjaft i vështirë, pasi pacientja ka qenë me probleme kronike të mushkërive, po ashtu, në momentin kur është kryer operacioni, pacientja ka qenë Covid pozitiv dhe ka qenë një rrezik shumë i lartë për pacienten. Megjithatë, kjo ka qenë e vetmja zgjidhje për pacienten tonë. Pavarësisht vështirësive, operacioni u krye me sukses. Problemi më i madh ka qenë Covidi dhe ne nuk kemi pasur më parë këtë lloj patologjie. Aktualisht, pacientja është në reanimacion dhe është në gjendje të qëndrueshme. Fazat e para janë shumë të rëndësishme mbas një transplanti. Aktualisht, përqindja që pacienti të mbijetojë në një vit është gati 98% në qendrën tonë dhe 85% deri në 5 vjet.

Më tej, Papa tregon se në klinikën ku ai punon shkojnë pacientë nga vende të ndryshme të botës. “Ne jemi një ekip, me 4 kolegë të mirë dhe kemi një bashkëpunim mjaft të mirë. Kemi krijuar një ekip dhe aty realizojmë operacionet nga më të vështirat. Në qendrën tonë vijnë pacientë nga Arabia Saudite, nga Katari dhe vende të tjera të botës. Ne kemi kryer edhe një operacion te një 42-vjeçar, ku ndërhyrja ka zgjatur rreth 17 orë. Operacioni doli me sukses dhe pacienti gëzon shëndet të plotë”, tregon mjeku shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJE PROGRESIVE E INFEKSIONIT NË SHQIPËRI/ Çfarë po ndodh me Covid-19 që prej 1 qershorit?
Previous article AKSIDENT NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS/ Përplas për vdekje 49-vjeçarin me biçikletë, arrestohet e reja

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT