• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJE PROGRESIVE E INFEKSIONIT NË SHQIPËRI/ Çfarë po ndodh me Covid-19 që prej 1 qershorit?
Home
Sociale

RRITJE PROGRESIVE E INFEKSIONIT NË SHQIPËRI/ Çfarë po ndodh me Covid-19 që prej 1 qershorit?

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një ditë jo e mirë për sa i përket koronavirusit në Shqipëri. Që prej 1 qershorit është vënë re një rritje të numrit të rasteve me Covid-19.

Në javën që lamë pas dhe sot vihet re rritje progresive e numrit gjë që nuk ka ndodhur as në ditët e para të evidentimit të koronavirusit në Shqipëri.

Institucionet e shëndetësisë që prej 1 qershorit, kanë arritur të zbulojnë 535 raste pozitive me koronavirus.

Ndërkohë ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 571 persona aktiv, që nënkuptojnë se numri më i madh i personave aktiv në Shqipëri është zbuluar ditët e fundit pavarësisht numrit të të shëruarve.

Siç raporton gazetarja Ajgena Korbi për abcnews.al, mjekët janë të shqetësuar për numrin e personave që aktualisht kërkojnë ndihmë të specializuar në spitalin Infektiv.

Nëse do të krahasojmë shifrat, janë 50 qytetarë që kanë shkuar në ambientet e spitalit, për të marrë ndihmën e mjekëve infeksionistë.

Sipas ekspertëve, është një numër i qëndrueshëm, por disa prej tyre ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësuar.

Ekspertët e shëndetësisë kanë pranuar se Tirana është vatra kryesore, dhe më e madhe e koronavirusit në Shqipëri, ndërsa edhe shumë qytete që ishin cilësuar si zona të gjelbërta, janë rikthyer në hartën e Covid-it.

Ata kanë sqaruar se kjo rritje është për shkak se qarkullimi dhe kontakti është më i shpeshtë mes qytetarëve.

Shqetësues është fakti që virusi po përhapet në institucione, në biznese dhe në spitale.

Sipas informacioneve, në QSUT është shtuar edhe një shërbim tjetër me persona të prekur nga Covid.

Bëhet fjalë për “Spitalin Francez” ku janë konfirmuar me koronavirus, 4 persona nga personeli shëndetësor, të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk dihet si janë infektuar ata.

Janë konfirmuar gjithashtu me Covid-19, 2 specializante të cilat merrnin mësime dhe shërbenin në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme për 82 të infektuar me koronavirus, përgjatë 24 orëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Policia arreston një prej të dyshuarëve, pjesë e grupit Doçi
Previous article "OPERACIONI ZGJATI 8 ORË, ISHTE SHUMË I VËSHTIRË"/ Kirurgu shqiptar që kreu transplantin e mushkërive: Pacientja ishte me COVID

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT