• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACION ANTIDROGË NË VLORË/ Ja si u kapën “mat” 10 personat kur… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACION ANTIDROGË NË VLORË/ Ja si u kapën “mat” 10 personat kur… (VIDEO)

20 March, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Petruna” i nisur tre ditë më parë u finalizua mesditën e sotme, në sajë të cilit u sekuestruan  në gjirin e Petrunës.

328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese “gomone”.

Në pranga  kanë përfunduar 10 persona, organizatorë dhe anëtarë të grupit. Dy prej të cilëve u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Të arrestuarit janë

E. Ç.,  35 vjeç,  banues në Orikum  Vlorë, në rolin e  organizatorit

S.  D., 45 vjeç, banues në Vlorë, në rolin e  organizatorit

A. Gj., 22 vjeç, banues në Orikum  Vlorë,  në rolin e  organizatorit.

Xh. H., 26 vjeç, banues në  Orikum Vlorë,  anëtar i grupit kriminal

G. K., 27 vjeç, banues në Dukat Vlorë,anëtar i grupit kriminal

N. S,  45 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal

O. P., 29 vjeç, banues në Vlorë,  anëtar i grupit kriminal

E. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal.

H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, antar i grupit kriminal

A.B., 19 vjeç, anëtar i grupit kriminal

Si tentuan të mashtronin policinë

Operacioni nga policia nisi tre ditë më parë me kërkimin dhe gjetjen e dy mjeteve lundruese, që dyshohej se këta shtetas do t’i përdornin për të trafikuar lëndën narkotike drejt Italisë.

Organizatorët e këtij grupi kriminal, për t’iu shmangur policisë kishin parkuar në vendbazimin e gomoneve, mjete të tjera lundruese  të prishura, ndërsa dy mjetet e rregullta u gjetën nga Policia, njëra në gjirin e Shën Janit dhe tjera në Dukat të Vlorës.

Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës, forcat policore bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur, me peshë totale 328 kg, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasëve O.P dhe E.M, të cilët po ruanin lëndën narkotike.

80 policë u angazhuan në operacion

Në operacionin policor u përfshirë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, mjete lundrimi të Delta-Forcës, Policisë Kufitare si dhe mjete të Policisë të DVP-Vlorë.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë,  vazhdon puna për dokumentim më të plote të aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup i strukturuar kriminal, si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Hetimet për grupin nisën një vit më parë

Operacioni “Petruna” u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.156 të vitit  2018,  të drejtuar nga Prokurorët  e Prokurorisë për Krime të Rënda,  Anton Martini dhe Manjola Kajana, procedim i rregjistruar  për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku në funksion të këtij procedimi më datë 29.08.2018 në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë sekuestruar në brigjet e Italisë 700 kg kanabis, 1 gomone e cila shërbeu për trafikimin e lëndës si dhe janë arrestuar shtetasit A.R dhe D.K.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I RILINDUR NËN DREJTIMIN E NORVEGJEZIT/ Pogba rrëfen: Solskjaer e meriton konfirmimin, pasi e njeh...
Previous article PARA NDESHJES NDAJ SERBISË/ Joachim Low: Nëse luan në kualifikueset me një skuadër të re, atëherë...

k.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT