• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ONM kërkoi procedim, debat mes Saraçit, avokatit dhe gjyqtares: Ka ikur koha kur…
Home
Shqipëri

ONM kërkoi procedim, debat mes Saraçit, avokatit dhe gjyqtares: Ka ikur koha kur…

7 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Po zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca për komisionerin Heral Saraçi. ONM kërkoi procedim disiplinor për veprime që cënojnë figurën e komisionerit.

Trupa gjykuese vendosi që seanca të zhvillohet pa praninë e kamerave. Seanca e parë në datë 5 mars u shty, pasi Heral Saraçi kërkoi kohë për t’u njohur argumentet kundër tij. Trupa gjyqësore vendosi sot që të pranojë kërkesën e Heral Saraçit që të mbrohet nga avokati, Shaqir Hasani.Avokati kërkoi që të njihet me dosjen, por kërkesa u rrëzua. “Unë jam zgjedhur një ditë më parë pasi një avokat tjetër nuk mundi të vinte. Ndaj u zgjodha pak orë më parë”, tha ai.

Saraçi është shprehur para trupit gjykues se “Nëse doni që të përfundoni hajde të përfundojmë me akuzën e shkarkimit. Por unë dua kohë dhe avokati do kohë për një mbrojtje profesionale. Mbi ato akte duhet të përgatis mbrojtjen profesionale” tha ai. Ndërsa avokati shtoi se “kur akuzohet dikush i referohet akti që ka shkelur. Ndaj cilin akt ka shkelur Saraçi nga 400 akte qa ka administrata”. Por relatori Sokol Çomo theksoi se “E kemi njoftuar Saraçin për të drejtën e mbrojtjes”. Gjyqtarja Natasha Mulaj tha se”kjo situatë e krijuar nga z.Saraçi është e padëshirueshme. Çfarë kohe i duhet z.Saraçi për prova që i ka prodhuar vetë? Z. Çomo zbatoni afate që ju ka vendosur ligji, këtu nuk ka vend për të bërë show”.
Pas deklaratës së gjyqtares, Çomo reagoi duke u shprehur se “Z.Saraçi do mbani apo jo qëndrim si do vazhdojmë? Avokati ndërhyri duke u shprehur se “ka ikur koha kur të drejtat e njerëzve i mbronte partia”. Gjithashtu ka pasur edhe një debat mes avokatit dhe relatorit Çomo, pasi ky i fundit iu drejtua se “Saraçi pas 30 minutash duhet të sqarosh si do mbroheni pasi ju e dinit se afatet e avokatit ishin të limituara”. Seanca është ndërprerë për 30 minuta.

Sipas ONM Heral Saraçi ka penguar punën e komisionerit publik. “Nuk ka bashkëpunuar me komisionerin tjetër Florian Ballhysa për të bërë një rregullore për institucionin”. Një nga shkeljet e Heral Saraçit ishte edhe firmosja e dy kontratave për dy punonjës të administratës pa rënë në dakordësi me komisionerin e dytë Ballhysa. Komisioneri Publik përgatit raporte për rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit. Institucioni është ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Shërbime seksuale te qendra e masazhit’, pronarët e sallonit dalin me mallkim për punonjëset
Previous article Sadiku rikthehet në stërvitje, ja si duket sot pasi frakturës në hundë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT