• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘Shërbime seksuale te qendra e masazhit’, pronarët e sallonit dalin me mallkim për punonjëset
Home
Sociale

‘Shërbime seksuale te qendra e masazhit’, pronarët e sallonit dalin me mallkim për punonjëset

7 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Policia i vuri dryrin sallonit të masazhit “Melek” në fshatin Vitomiricë të Pejës javën që shkoi. Lokali në pronësi të një pjesëtari të komunitetit boshnjak, i marrë me qira nga një shqiptar, punoi për rreth një muaj, ku përveç masazhit ofroheshin edhe shërbime seksuale.

Motra e pronarit të lokalit, Ismeta Rujoviç thotë se aty punonin 3-12 punëtore dhe se qiraxhiu kishte marrë lokalin për masazh duke mos treguar se brenda tij do të zhvillohej edhe veprimtari e kundërligjshme.

“Nëse ata kanë bo diçka keq haram ju koftë, na nuk dimë kurgjë hiç çka kanë bërë ata”, thotë Rujoviç për Gazetën Express.

Të premtën Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore mbylli sallonin “Melek” nën dyshimin se brenda tij ushtrohej prostitucion. Për këtë u arrestuan katër persona, dy meshkuj dhe dy femra.

“ Të arrestuarit janë A.G., viti i lindjes 1991, mashkull, kosovar, shqiptar; A.G., viti i lindjes 1984, mashkull, kosovar, shqiptar; V.T., viti i lindjes 1992,l femër, kosovare, shqiptare dhe F.D., viti i lindjes 2001, femër, kosovare, shqiptare”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.
Rujoviç thotë se vëllau i saj që jeton jashtë Kosovës e ka lëshuar lokalin me qira por nuk e din se çka ka ndodhur brenda.

“Veç e kem lëshu lokalin me qira, na se kem ditë veç kanë thënë për masazha edhe na nuk e dim çka ka ndodhë, policia e ka mbyllë”, rrëfen ajo tutje.

Ajo thotë se fqinjët i njohin se janë familje e mirë përderisa veprimtaria brenda lokalit ushtrohej nga A.G- kosovar.

Ismeta Rujoviç tha se lokali ka punuar për rreth një muaj. Ky lokal i ndarë në tri lokale për brenda ishte lëshuar me qira nga vëllai i saj për 300 euro në muaj. Përderisa thotë se nuk ka pasur shumë vizitorë.

Policia ka njoftuar se dy meshkujt e arrestuar janë dërguar në mbajtje. Po ashtu gjatë të premtës policia ka mbyllur edhe disa lokale të ngjashme nëpër vende të ndryshme të Kosovës./Gazeta Express.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas eliminimit të PSG-së, Neymar befason me deklaratën e tij
Previous article ONM kërkoi procedim, debat mes Saraçit, avokatit dhe gjyqtares: Ka ikur koha kur...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT