• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NXITJE TË DHUNËS”/ Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë Trump
Home
Nderkombetare

“NXITJE TË DHUNËS”/ Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë Trump

9 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Mbyllet llogaria në Twitter e presidentit Donald Trump. Platforma sociale, Twitter njoftoi se ka vendosur t’ia pezullojë përgjithmonë llogarinë e presidentit në largim. “Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Donald Trump dhe kontekstit rreth këtyre postimeve ne kemi vendosur që t’ia pezullojmë përgjithmonë llogarinë për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës”, tha kompania Tëitter.

Pas protestuesit e dhunshëm, mbështetës të Trumpit, sulmuan më 6 janar Kongresin amerikan, Twitter njoftoi për pezullimin prej 12 orëve të llogarisë së presidentit, për shkak se siç u tha, ai kishte bërë postime që përbënin shkelje të politikës së kësaj platforme të integritetit civil.

Më 8 janar, presidenti Trump bëri dy postime në Twitter, të cilat, sipas kësaj platforme sociale, kishin përmbajtje që paraqisnin shkelje të politikës së “Glorifikimit të Dhunës” të kësaj kompanie, që “ka për qëllim të parandalojë glorifikimin e dhunës që mund të inspirojë të tjerët të kryejnë akte të dhunës dhe vendosëm që ato kishin të ngjarë të inkurajonin njerëzit të përsërisnin akte të dhunës që ndodhën në Kongresin amerikan më 6 janar”, -tha Twitter.

Edhe kompanitë Facebook dhe Instagram kanë njoftuar më 7 janar se kanë vendosur t’ia bllokojnë llogaritë Trumpit në këto dy platforma, për të paktën dy javë, derisa Joe Biden të inaugurohet si president i SHBA-së. Facebook dhe Instagram thanë se Trump “përdori platformat tona për të nxitur dhunë ndaj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”. Facebook, që ka në pronësi edhe platformën Instagram, nuk e ka përjashtuar mundësinë që llogaria e Trumpit të mbyllet përgjithmonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOSI NË SHBA/ Momenti kur oficeri i gjakosur shtypet nga turma dhe thërret për ndihmë (VIDEO)
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferi (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT