• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NXITI DHUNË PËRPARA SULMIT NË CAPITOL/ Facebook-u pezullon me dy vjet llogaritë e ish-Presidentit Trump
Home
Nderkombetare

NXITI DHUNË PËRPARA SULMIT NË CAPITOL/ Facebook-u pezullon me dy vjet llogaritë e ish-Presidentit Trump

4 June, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kompania Facebook tha se do të pezullojë llogarinë e ish-Presidentit Donald Trump për dy vjet pas gjetjeve se ai nxiti dhunë përpara sulmit të dhunshëm të 6 janarit.

“Në fund të kësaj periudhe, ne do të kërkojmë nga ekspertët të vlerësojnë nëse rreziku ndaj sigurisë publike është ulur. Ne do të vlerësojmë faktorët e jashtëm, përfshirë rastet e dhunës, kufizimet në tubimet paqësore dhe shenja të tjerë për trazira civile”, tha të premten përmes një postimi Nick Clegg, nënpresident i kompanisë për çështjet globale.

Në një njoftim për shtyp, ish-Presidenti Trump e quajti vendimin “një fyerje”.

“Ata nuk duhet të lejohen të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga ky censurim dhe mbyllje e gojës. Në fund të fundit ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë abuzim!”, thuhet në njoftim për shtyp.

Bllokimi i llogarisë së zotit Trump në Facebook nënkupton që të tjerëmund të lexojnë dhe të komentojnë në postimet e kaluara që janë bërë aty, por zoti Trump dhe administruesit e tjerë të kësaj llogarie nuk janë në gjendje të postojnë materiale të reja. Nga ana tjetër Twitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë zotin Trump nga qasja në shërbimet e saj dhe në platformën e kompanisë nuk ka asnjë gjurmë të llogarisë së tij.

Facebook-u tha se do të rriste ndëshkimet për figurat publike gjatë kohës së trazirave civile dhe dhunës. Në një tabelë të koduar me ngjyra në postimin e saj të premten, kompania tha se ata që shkelin politikat e saj gjatë kësaj kohe mund të kufizohen nga postimi për një periudhë nga një muaj (të verdhë) deri në dy vite (të kuq). Shkeljet e ardhshme, tha Facebook-u, do të plotësohen me “ndëshkime më të larta, deri në pezullime të përhershme”.

Facebook-u gjithashtu planifikon t’i japë fund një politike të debatueshme të mbështetur nga Presidenti i saj Mark Zuckerberg që përjashton automatikisht politikanët nga rregullat që ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe abuzimin. Kompania ka thënë se nuk e ka zbatuar kurrë këtë politikë ndaj zotit Trump.

Gjiganti i mediave sociale tha të premten se ka në plan megjithatë ta zbatojë këtë përjashtim, për ato postime “që pëbëjnë lajm” e janë nëinteres të publikut edhe nëse ai shkel rregullat e Facebookut. Por kompania tha se do t’i bëjë publike rastet në të cilat do të zbatojë përjashtimin mbi një postim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHPALL "NON GRATA" NGA SHBA/ Berisha: Nuk arratisem nga Shqipëria dhe nëse hapin çështje penale kundër meje
Previous article VRASJA NË TIRANË/ Policia arreston vajzën e autorit dhe njëherësh gruan e viktimës, theu masën "arrest shtëpie"

Delo.autor

Postime të ngjashme

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme Botë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën Botë

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT