• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nxënësit ndjekin kurse private, shkollat nuk ofrojnë njohuri sa duhet
Home
Sociale

Nxënësit ndjekin kurse private, shkollat nuk ofrojnë njohuri sa duhet

29 October, 2017 F.autor Sociale

Fenomeni vijon edhe pse Ministria e Arsimit i ndaloi. Nxënësit shprehin shqetësimin për klasat e mbipopulluara dhe lëndët e cunguara, ndërsa prindërit ankohen për tarifat ekstra që duhet të paguajnë.

Ndonëse pak kohë më parë, Ministria e Arsimit ka ndaluar institucionet arsimore që të zhvillojnë kurse private, fenomeni duket ende shumë problematik. Nga biseda me nxënësit e shkollave të mesme, shikohet se shumë prej tyre rendin drejt kurseve private, për lëndët që hasin vështirësi dhe që nuk arrijnë t’i përvetësojnë njohuritë nga shkolla. Kjo është për lëndët e shkencave ekzakte, ku nxënësit duan të ndjejnë siguri për provimet e Maturës Shtetërore. Erisa Hoxha, nxënëse në gjimnazin “Sami Frashëri”, tregon për “Shekulli”-n, se ka që në klasë të tetë, që ndjek kurse intensive për lëndën e matematikës. Ajo thotë se, tekstet janë të cunguara dhe njohuritë që marrin nga mësuesja janë të pamjaftueshme. Ndërkohë që kjo situatë është shqetësuese edhe për prindërit e saj, pasi ata duhet të paguajnë shpenzime ekstra, për njohuritë që duhet t’i ofrojë shkolla. “Kam bërë kurs që në klasë të tetë, për matematikën, por problem është që ne bëjmë matematikë gjermane, kështu që është pak i domosdoshëm kursi. Kursin e bëjmë privat, për arsye se gjej vështirësi në kuptimin e materialeve shkollore, ndërsa librat kanë një informacion pak të cunguar dhe shpjegimi nga zyshat nuk është i mjaftueshëm.


Prindërit janë shumë të shqetësuar, nuk janë fare të kënaqur që tekstet shkollore nuk kanë fare informacion, aq sa duhet, por duhet të paguajnë një tarifë ekstra për një kurs që fare mirë mund të bëhej pa lekë, duke i marrë njohuritë në shkollë. Është një shpenzim që bëhet javë për javë, me një shifër aspak të vogël, prej 1000 lekë. Nuk kemi aq guxim sa të flasim me mësuesit, për këtë shqetësim. Ne që jemi pjesë e projektit gjerman, jemi 20 nxënës në klasë, por ka klasa të tjera që janë me 40-të nxënës. Nuk mund të flas për shumicën, por pjesa më e madhe e nxënësve bëjnë kurse”. Alesia Zekaj, nxënëse në po të njëjtën shkollë, tregon se kursin e matematikës e ka ndjekur 3 muaj, për të plotësuar njohuritë, pasi zysha e lëndës së matematikës nuk shpjegonte mjaftueshëm. “Kursin e matematikës e kam bërë në shtator të 2016-ës, e kam ndjekur 3 muaj. E kisha të nevojshme për t’u aftësuar më shumë në matematikë. Ndonjëherë nuk arrija t’i merrja njohuritë nga ora e mësimit, pasi mësuesja nuk shpjegonte mjaftueshëm”.

Për nxënësen, Denisa Fida, ndjekja e kurseve për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi, është bërë për faktin, se klasa ka një kapacitet prej 40 vetash dhe nuk arrin ta përthithë gjithë informacionin e duhur. “Kam bërë kurs në lëndët e vështira si: Matematika, fizika, dhe kimia, pasi tek këto lëndë kam probleme dhe i ndjek me kurse. Bazën e njohurive e marrim edhe brenda klasës, por duke qenë se, jemi shumë nxënës në klasë, nuk mund ta përthith gjithë informacionin që marr gjatë një ore. Në klasën tonë janë rreth 40 nxënës. Pagesa për këto kurse shkonte zakonisht 1000 lekë për orë. Kursin e kam bërë me mësuese tjetër jashtë shkollë”. Kjo situatë është problematike, kryesisht për prindërit, të cilët duhet të shpenzojnë dyfish para për të plotësuar njohuritë e fëmijës, që shkolla nuk ja mundëson.

Prindërit: Ndjekja e kurseve, jo normale

Adrian Zeneli, prind, thotë për “Shekulli”-n, se nuk është aspak normale ndjekja e këtyre kurseve. Sipas tij, nëse mësuesi ka përgatitjen e duhur, nuk do të ishte e nevojshme të shpenzoheshin lekë. Vajza e tij, që sot është në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, vazhdon të ndjek ende kurse private me pedagogun e lëndës. “Vajza tani është në shkollë të lartë, por kur ka qenë në gjimnaz ka bërë kurs për matematikë. Donte që të kishte rezultate sa më të larta në mësime. Njohuritë nga shkolla nuk ishin të mjaftueshme në drejtim të përvetësimit të lëndës brenda orarit të mësimit. Edhe në shkollë të lartë e ka vazhduar kursin për matematikë. Kjo situatë është shqetësuese për çdo prind, sepse nëse pedagogët do të jepnin shpjegimin e duhur, nuk do te ishte nevoja të shpenzohej ekstra. Nisur nga ky problem që shqetëson shumë nxënës dhe prindër, “Shekulli” kërkoi shpjegim tek drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri, për të kuptuar arsyet pse duhet të ndiqen kurse nga këta nxënës, teksa flasim për një gjimnaz të përzgjedhur në mënyrë masive. Drejtoresha Teuta Dobi thotë se nxënësit nuk janë ankuar për mungesë njohurish nga ana e mësuesve, si dhe shkolla sipas drejtoreshës ka kërkesë të lartë për regjistrime. Mbase kjo është arsyeja, që klasat e kalojnë kapacitetin e numrit, sqaroj ajo për gazetën tonë. “Kërkesa për shkollën Sami Frashëri është kaq e lartë, sepse shohin rregull, disiplinë dhe presioni është shumë i madh për tu regjistruar, kështu që normal do ketë dhe problematika të tilla. Unë nuk i kam këto problematika, sepse nuk më është ankuar askush”. Pavarësisht, se znj. Dobi e mohon faktin që këta nxënës nuk kanë probleme me marrjen e njohurive nga shkolla, ata nga ana tjetër tregojnë se kanë frikë për ta ndarë me mësueset këtë situatë që i shqetëson.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbardhet raporti sekret nga BE: Në Shqipëri kanabisi kultivohet në sera dhe tunele, të implikuar drejtues policie
Previous article Ja çfarë duhet të bëjë prindi që të ndihmojë fëmijën të flasi

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd” Aktualitet

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

SOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE/ Nxënësit testohen në gjuhën e huaj Aktualitet

SOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE/ Nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT